Tiranë, Operatorë Shërbimi i Klientit
Rekrutim Ekspres kërkon operatorë për shërbimin ndaj klientit për një kompani italiane të specializuar në shumë fusha.
Operatorët e Shërbimit të Klientit do t’u vijnë në ndihmë klientëve duke orientuar, informuar ose zgjidhur problemet.
Kandidatët e përshtatshëm duhet të përmbushin kërkesat e mëposhtme:
Te kenë një nivel të lartë dhe të rrjedhshëm në përdorimin e gjuhës italiane.
Të jenë të aftë në zgjidhjen e problemeve me klientët apo kolegët.
Të jenë njohës të mirë të programeve të kompjuterit (internet, paketa office, e-mail, etj.).
Të jenë persona dinamikë dhe të motivuar.
Të kenë përfunduar arsimin e mesëm ose të lartë.
Preferohet të kenë eksperiencë pune në këtë fushë ose në pozicione pune të ngjashme.
Ofrohet:
Mundësi promovimi brenda kompanisë dhe zhvillim i njohurive dhe aftësive.
Orar pune fleksibël 6 orë në ditë.
Pagë shumë e mirë, kontratë e rregullt pune.
Personat e interesuar mund të dërgojnë CV në adresën e e-mail: info@rekrutim-ekspres.com duke specifikuar pozicionin në objektin e mailit.
Vetëm personat e përzgjedhur do të kontaktohen për një intervistë në zyrat tona.
Apliko