Next Albania është përfaqësues zyrtar i Unilever për Shqipëri, dhe shpall këtë vend të lirë pune:
KEY ACCOUNT MANAGER
Mund të jesh pjesë e kompanisë sonë nëse plotëson:
KUSHTET
- Ke të kryer arsim të lartë
- Ke së paku tre vjet përvojë pune në shitje, menaxhim klientësh dhe financa
- Zotëron gjuhën Angleze
- Ke leje shoferi të kategorisë B
- Je mashkull apo femër e moshës 23 - 33 vjeç.
AFTËSITË DHE PËRVOJA
- Ke menaxhuar më parë klientë pikash pakice dhe ke kontakte të mira në industrinë e shitjes me pakicë, sidomos në kozmetikë dhe detergjente
- Ke njohuri të industrisë së shitjes me pakicë, sidomos zinxhirëve të supermarketeve
- Ke aftësi të shkëlqyera negociatash
- Ke aftësi të shkëlqyera ndërnjerëzore
- Ke qëndrim pozitiv
- Ke përvojë të mirë në menaxhim buxhetesh
- Ke përvojë në parashikimin e shitjeve
- Ke përvojë në planifikim dhe organizim
- Menaxhon kohën dhe stresin në mënyrë efektive
- Zotëron mirë programe të ndryshme kompjuterike
- Ke ambicie dhe zotësi për të arritur gjithnjë më shumë
PËRGJEGJËSITË KRYESORE TË POZITËS
- Menaxhon klientët ekzistues si dhe rritë numrin e klientëve të rinj duke mbajtur marrëdhënie të ngushta me ta
- Komunikimi dhe negociatat me klientë të rinj përmes përgatitjeve të prezantimeve, propozimeve, dhe kontakteve
- Përgatitja e raporteve të ndryshme mbi zhvillimet e ndryshme në treg dhe aktivitetet e konkurrencës
- Përkujdeset për mbledhjen e pagesave nga klientët
- Bën parashikimin e shitjeve për secilin klient
- Të kujdeset dhe të raportojë për buxhetin dhe materialet promovuese
- Planifikon në detaj ditën, javën dhe muajin mbi aktivitetet ndaj klientëve
- Kalon pjesën më të madhe të kohës në terren
- Njohuri të thella mbi produktet e kompanisë
- Arritja e planeve të shitjes
Kandidatët që dëshirojnë të aplikojnë duhet të dorëzojnë një letër motivimi,
CV me referenca, si dhe një
fotografi në adresen e e-mailit admir@nextalbania.com. Afati i fundit për të dorëzuar dokumentacionin është
26 Janar 2012.
Apliko