PROFILI I POZICIONIT PER PUNONJËSE SOCIALE ME GRATË
Pozicioni: Punonjëse sociale me gratë në projektin WRAJFT
Punonjësi raporton tek: Manaxherja e projektit WRAJFT
Qëllimi i pozicionit: Punonjësja sociale është përgjegjëse për zbatimin e ndërhyrjes me grupet e grave në zonën e Tiranës lidhur me objektivat e projektit WRAJFT në kuadër të politikave dhe planit strategjik të Shoqatës Kombëtare Edukimi për Jetën - SHKEJ
Funksionet / detyrat kryesore:
Lehtëson krijimin dhe konsolidimin e grupeve të grave në zonat target të projektit.
Orienton dhe shoqeron gratë kundrejt sherbimeve në territor
Mban lidhje me Personat/ grupet e interesit të Projektit
Edukimi:
Aplikanti duhet të ketë arsim të lartë, preferohet në degët shkenca sociale.
Të ketë marrë pjesë në kurse, trajnime, seminare të ndryshme me tema sociale.
Të ketë marrë formime shtesë në punën me grupet e grave ne komunitet.
Gjuha e huaj:
Do të konsiderohet si kusht zotërimi i mirë i gjuhës angleze të shkruar dhe të folur.
Eksperienca:
Aplikanti duhet të ketë të paktën 3 vjet experiencë pune të ngjashme dhe me target të ngjashëm.
Komunikimi:
Të jetë i hapur dhe pa paragjykime raciale, fetare, krahinore, gjinore apo të tjera.
Të jetë i aftë të komunikojë në dhe me grupe.
Të jetë i aftë të krijojë dhe mbajë të qëndrueshme marrëdhëniet.
Të ketë njohje të mirë të kulturës rome dhe egjiptiane.
Të ketë aftësi të mira përshtatjeje me grupe të moshave e niveleve të ndryshme.
Kapacitete/kompetenca personale:
Aftësi për punë të pavarur dhe në grup, mjedisi bashkëpunues është thelbësor.
Aftësi në vendosjen e prioriteteve në mënyrë të efektshme dhe zbatimin e detyrave në një ambjent nën trysni të lartë.
Reagon ndaj ndryshimeve dhe kthesave të projektit në mënyrë të menjëherëshme dhe me efiçensë.
Aftësi për të lehtësuar tensionin mes grupeve te grave, në rast rritje.
Aftësi ndërpersonale të mira dhe në menaxhimin/zgjidhjen e konflikteve
I/E aftë të zhvillojë kërkime në çështjet dhe produktet e lidhura me projektin.
Duhet të jetë i aftë të mësojë, kuptojë, dhe aplikojë teknologji të reja.
Aftësi në shërbimin ndaj klientit.
Aftësi teknike/ kompjuterike:
Njohuri të mirë të paketës WindoWs XP/ Vista , konkretisht të programeve Word, Excel, Powerpoint, Publisher, Internet Explorer etj.
Aftësi të mira në database, hedhja e të dhënave.
Aftësi të mira në përpilimin e dokumentacioneve të ndryshme.
Te interesuarit te dergojne nje Curriculum vitae dhe nje leter motivimi prane postes elektronike.
Aplikimet pranohen ne adresen grua@shkej.org deri me date 13 Qershor 2011.
• Kontrata e punës do të zgjasë për një periudhë një vjeçare Korrik 2011 – Qershor 2012.
Tel. : 042265398
Cel. : 0672011083
AplikoWhatsApp