Detyrat dhe Pergjegjesite:
- Vendos dhe mban kontakte me zyrat dhe bizneset e sektorit publik që operojnë në zonën gjeografike që ka nën përgjegjësi si dhe me zyrat e tjera në varësi.
- Komunikon dhe prezanton gjithë produktet dhe shërbimet e Megatek-ut tek klientela në zonën që ka nën përgjegjësi. Identifikon, shqyrton dhe plotëson nevojat e klientëve bazuar në strategjinë fitimprurëse dhe komerciale të kompanisë.
- Kryen vizita dhe kontakte të rregullta (duke përfshirë dhe thirrjet telefonike) me gjithë zyrat dhe bizneset e sektorit publik dhe zyrat e tjera në varësi.
- Siguron informacion të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm për klientët e tij mbi produktet e reja dhe shërbimet e Megatek-ut .
- Ruan njohuri të plotë dhe të thellë për gjithë klientët që janë në përgjegjësinë e tij.
- Identifikon gjithë kompanitë ekzistuese konkurrente si dhe strukturën e tyre dhe monitoron së afërmi lëvizjet, produktet, çmimet dhe efektshmërinë e shërbimeve të tyre.
- Garanton raportim në kohën e duhur dhe me saktësi tek Supervizori i tij ose departamentet e tjera respektive në rast të shfaqjes së ndonjë problemi lidhur me ndonjë nga klientët e tij dhe monitoron së afërmi progresin e duhur deri në një zgjidhje finale.
- Përgatit dhe paraqet në mënyrë të përditshme, periodike dhe sipas rastit raporte në lidhje me shitjet dhe klientelën e mbuluar për sektorin privat të zonës ku ai është përgjegjës duke përfshirë propozime për veprime, lëvizje apo hapa që duhen ndërmarrë për përmirësimin e rezultateve të arritura.
- Monitoron procesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
Diplomë Universitare në Administrim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme me të.
(Njohuritë në lidhje me strukturat e qeverisjes lokale e asaj qendrore apo dhe institucioneve të tjera publike do të përbënin avantazh)
Eksperiencë pune: Të paktën 3 vjet përvojë pune në shitje.
Aftësi gjuhësore: Aftësi të shkëlqyera në anglisht dhe shqip me shkrim dhe gojë.
Aftësi kompjuterike: Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
Aftësi të tjera
- Aftësi të shkëlqyera në prezantim e komunikim
- Aftësi të shkëlqyera planifikuese dhe monitoruese
- Aftësi të shkëlqyera për të shitur
- Aftësi për t’u përshtatur me situatat e reja
Procedura e Aplikimit :
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV e detajuar ne gjuhen angleze
2. Leter Interesi
tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: humanresources@megateksa.com
2. Duke derguar me poste dokumentet ne adresen e meposhtme:
Megatek S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Shqiperi
Apliko