Kompania Nettrade Albania e cila menaxhon disa nga platformat me te medha te shitjeve online ne Shqiperi, si www.dyqantaxi.com , www.simjalti.al , www.bukinist.al , www.idedhuratash.al etj kerkon te zgjeroje aktivitetin e saj ne qytetin e Durresit duke hapur nje dyqan fizik per shitje normale por edhe si pike referimi per klientet e faqeve online. Ne baze te ketij zgjerimi kerkon te punesoje nje menaxher dyqani me kohe te plote:

Pershkrimi i punes: Menaxheri i dyqanit eshte pergjegjes per gjithe dyqanin, kujdeset qe punet te ecin me ritmin e duhur dhe klientet te kene sherbimin e premtuar. Ai menaxhon stafin e tij, menaxhon stokun dhe vitrinen e dyqanit dhe kujdeset per cilesine e sherbimit qe i percillet klientit. Menaxheri eshte aktiv dhe pjesmares ne veprimtarine marketing qe i dedikohen zones se tij.

Detyrat kryesore:


  • Menaxhimi i stafit duke i ofruar mbeshtjetje dhe motivimin e duhur me sigurine e nevojshme teknike.
  • Menaxhimi i nivelit te stokut.
  • Menaxhimi i pamjes dhe demostrimit te produkteve ne ambjentet e dyqanit.
  • Prezantimi ne kohe dhe perfshirja aktive per veprimtarite marketing qe do te zhvillohen.
  • Pergjegjes per cash-in e dyqanit dhe transaksionet e nevojshme per banke.
  • Te sigurohet qe stafi i dyqanit percjell standartet e kompanise tek klientet e saj.
  • Të mirëpresë shqetësimet, sugjerimet dhe ankesat e klientëve dhe t’i përcjellë në varësi të problemit tek departamentet përkatëse.
  • Rekrutimin, trajnimin dhe supervizimin e stafit te ri.
  • Menaxhimin e shpenzimeve te dyqanit ne baze te aprovimeve paraprake nga departamenti i financave.
  • Maksimizimin e shitjeve dhe arritjen e objektivave
  • Monitorimin dhe menaxhimin e porosive ne qytetin e Durresit.
  • Te bashkepunoje dhe punoje me koleget e administrates per rritjen e performances se dyqanit te tij.


Kualifikimet dhe kerkesat:


  • Edukimi: Te kete diplome universitare, preferohet menaxhim ose marketing
  • Te kete eksperience ne shitje me pakice te pakten 2 Vjet
  • Te kete eksperience ne menaxhimin e njerezve
  • Te kete aftesi lidershipi
  • Te kete njohuri te mira per paketen "microsoft office"
  • Te dije te punoje mire ne grup
  • Te kete aftesi te mira komunikuese
  • Te kete aftesi analitike per te menaxhuar buxhetin dhe objektivat e shitjeve


Shenim:

Te interesuarit duhet te dergojne nje email me subjektin "menaxher dyqani Durres" tek adresa e emailit info@nettrade.al

Apliko