NJOFTIM PUNE
Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
SPAR Albania sh.p.k. është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Menaxher Departamenti
Departmenti: Kozmetikë dhe Detergjentë
Vendodhja: Tiranë (TEG)
Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Departamentit ka përgjegjësinë të menaxhojë të gjithë punën operacionale duke rritur efikasitetin dhe efiçensën e të gjitha proceseve ditore sipas rregullave dhe politikave të kompanisë.

Detyra dhe Përgjegjësi:

  • Përgjegjës për të ruajtur kushte shumë të mira të higjienës dhe për të siguruar kushte pune të sigurta në departament;
  • Asiston në zgjidhjen e problemeve të shërbimit të klientit dhe monitoron propozimet e marra për përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve;
  • Njeh në mënyrë të shkëlqyer procedurat në lidhje me implementimin e produkteve, proçeset e shitjeve, etj;
  • Siguron që punonjësit të jenë të informuar dhe të njohin shumë mirë katalogun dhe aktivitete të tjera promocionale me qëllim që të informojnë klientët në mënyrë korrekte dhe në kohë;
  • Planifikon dhe organizon oraret e punës ditore/javore dhe mujore për punonjësit e departamentit;
  • Monitoron performancën e punonjësve të departamentit, identifikon nevojat e trajnimeve, merr pjesë në vlerësimin e trajnimeve; përgatit planin e lejeve vjetore;
  • Kontrollon porositë e produkteve për departamentin, kontrollon korrektësinë e etiketave të çmimëve, barkodeve dhe shenjave të ndryshme;
  • Përgjegjës për prezencën e çdo artikulli në departament;
  • Monitoron dhe analizon shitjet ditore të departamentit; monitoron implementimin e planeve të veprimit për koston e departamentit duke aplikuar ndryshime të nevojshme;
  • Përgatit raportet dhe jep informacion të nevojshëm te Drejtuesi i Sektorit;
  • Merr pjesë aktive në të gjithë projektet lidhur me aktivitetin operacional të Hipermarketit;
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga Menaxheri i drejtpërdrejtë.


Kërkesat:

  1. Edukimi: Të zotërojë diplomë universitare.
  2. Eksperiencat e punës: Minimumi 1 vit eksperiencë pune në dyqan shitje me pakicë.
  3. Kualifikime të tjera:


  • Trajnime të ndryshme në lidhje me menaxhimin dhe shitjet me pakicë;
  • Aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.


  1. Aftesi të tjera:


  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
  • Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Aftësi të shkëlqyera të organizimit;
  • Aftësi për të drejtuar dhe menaxhuar një skuadër;
  • Aftësi e delegimit të detyrave;
  • Njohuri të tregut të shitjeve me pakicë.

Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: Spar Albania, Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.

Afati i dorëzimit: 15/02/2017


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apliko