• International Commercial Bank sh.a operon në tregun shqiptar për një periudhë prej 20 vjetësh. Është një bankë e qëndrueshme dhe është pjesë e grupit 'ICB Financial Group Holding Ag' regjistruar në Zvicër. International Commercial Bank ofron mundësi të barabarta punësimi. Aktualisht, Banka ka dy pozicione të lira për 'Menaxher Klientësh' /Biznesi i Vogël në rrethin e Tiranës. Kriteret për këtë pozicion janë renditur si më poshtë:

    Pozicioni: Menaxher Klienti/Biznes i Vogël
    Raporton te: Drejtori i Shitjeve/ Biznes i Vogël

    Qëllimi i pozicionit: Të marketojë dhe të shesë produktet e bankës kryesisht kreditë ndaj Biznesit të Vogël si dhe të zhvillojë dhe mirëmbajë portofolin e klientëve

    Përgjegjësitë kryesore përfshijnë:
    1. Bën shitje të kryqëzuar të produkteve dhe shërbimeve të Bankës si depozita, kredi, transferta etj.kryesisht në terren
    2. Forcon marrëdhëniet me klientët ekzistues dhe siguron që vlera e tyre të rritet
    3. Ndërton dhe zhvillon një portofol klientësh me produkt kryesor kredi për Biznesin e Vogël dhe siguron shërbim të shkëlqyer
    4. Mbledh dokumentat përkatës të kredi-kërkuesve si dhe kryen vizita pranë ambienteve të klientëve
    5. Kryen analizën financiare të biznesit dhe vlerëson aftësinë paguese të tij
    6. Njeh shumë mirë produktet e Bankës si dhe ato të konkurentëve

    Profili individual i dëshiruar:
    -Të jetë i diplomuar
    -Të ketë minimumi 1-2 vjet eksperience (preferohet eksperiencë në shitje kredie në segmentin e Bizneseve të Vogla )
    -Të ketë njohuri të mira të gjuhës Angleze
    -Të zotërojë mirë paketën kompjuterike të Microsoft
    -Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese dhe shitëse
    -Të jetë proaktiv dhe t'i pëlqejë marrëdhënia me klientët
    -Të adaptohet lehtë dhe të ketë iniciativë


    Personat e interesuar duhet të dërgojnë CV-të të shoqëruar me kopje të diplomës brenda datës 05 Shkurt 2017 në adresat e poshtëshënuara.

    -e/mail: info@icbank-albania.com ose

    Rr:"Murat Toptani',Godina'Eurocol'
    pranë Infosoft,kati i 8-të,Tiranë

    Vetëm personat e përzgjedhur do të thirren për intervistë.
    Banka do të trajtojë të gjitha të dhënat personale në mënyrë konfidenciale











Powered by: vB V. 4.2.3 (German technology)
Copyright ©2000 - 2017, J. E. Ltd.

Mbështetur nga: Shoqata "Miqësia"





Apliko