Misioni i Fakultetit të gjuhës angleze është të përgatisë me sukses studentët e regjistruar në program për tregun e punës dhe/ose studime të avancuara në AAB apo jashtë vendit.

Programi i gjuhës angleze në Kolegjin AAB ofron një kurrikul që u përshtatet kërkesave dhe nevojave të shoqërisë së sotme. Njohja e gjuhës përbën gurthemel në zhvillimin e Kosovës drejt një shoqërie perëndimore. Për shkak të mobilitetit në rritje të popullatës dhe përshkallëzimit të kontakteve ndërkombëtare, në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane, kompetencat në gjuhën angleze dhe shkathtësitë gjuhësore në më shumë se një gjuhë janë bërë anë të forta me vlerë në tregun e punës në Kosovë.


Programi i ofruar ka orientim si shkencor, ashtu dhe praktik. Profili i përgjithshëm i gjuhës angleze ofrohet përmes ecurisë filologjike. Njohuritë dhe shkathtësitë e fituara nëpërmjet këtij profili deri në diplomim jo vetëm janë të shpërndara në disiplinat tradicionale, por mund konsiderohen edhe si kompetenca të përgjithshme që lehtësojnë punësimin e studentëve pas largimit nga AAB.



Tel. : +377 (0) 45 284 797

Cel. : +381 (0) 38 600 005

WhatsApp