Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një punonjësi në pozicionin e Arkëtarit në Lezhë, ndaj ftohen të aplikojnë kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.
Arkëtar
Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:
- Trajton të gjitha aktivitetet e klientëve, që kanë të bëjnë me cash.
- Siguron proçesim të saktë dhe efiçentë për klientët.
- Shet produktet dhe shërbimet e Bankës.
- U ofron shërbim të saktë, të shpejtë dhe cilësor klientëve.
Profili i kërkuar:
- Arsimi i lartë ekonomik ose në fushë të ngjashme me të konsiderohet avantazh.
- Aftësi të ndërveprimit me klientët.
- Korrekt dhe i saktë.
- Preferohet eksperiencë e mëparshme në të njëjtën fushë.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze dhe kompjuterit.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 01 Dhjetor 2016:
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
- CV - Kopje të diplomës dhe listës së notave
në njërën nga adresat e mëposhtme ose në degët e Union Bank në Lezhë:
Union Bank
Blv. Zogu I, përballe stacionit të trenit
Tiranë
E-mail: hr@unionbank.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.
Apliko