Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
FINANCIER
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Kontrollon saktësine e të gjithë dokumentacionit të magazinave (hyrje, dalje) dhe dokumentat shoqeruese të tyre (faturë, urdhër dorëzimi, fletë kërkese). Kontrolli kryhet si nga ana vizuale (ekstremet e dokumentit ) ashtu edhe për saktësinë e veprimeve;
- Dorëzon tek Drejtori i Financës faturat e furnitorëve, bashkangjitur kopjet e fletë-hyrjeve, për likujdim;
- Regjistron në mënyrë kronologjike dokumentat e magazinave në librat e hyrjeve dhe të daljeve;
- Mban kartelat e magazinave dhe ҫdo muaj rakordon me magazinierët dhe me kartelën financiare. Rakordimi bëhet nëpërmjet shkëmbimit të firmave;
- Mban dhe azhornon në mënyre kronologjike librat e inventareve në përdorim për ҫdo njësi (zyre, automjet, person etj.);
- Rakordon me Drejtorin e Financës për analizat dhe gjendjen kontabël të magazinave;
- Merr pjesë në komisionet e pritjes së mallit (kur caktohet nga Drejtori i Financës);
- Zbaton aktivitetin e arkës dhe mbyll ҫdo ditë librin e arkës. Përgjigjet për zbatimin e limitit të arkës;
- Plotëson fleten e inventarit me gjendjen kontabël sipas kartelave, pas rakordimit me kartelën financiare;
- Detyra të tjera të caktuara nga Drejtori i Financës;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë Universitare në Ekonomi Financë;
Eksperiencë Pune: Minimumi 3 vjet eksperiencë pune si financier/e;
Aftësi:
· Aftësi të shkëlqyera në matematikë dhe programe respektive financiare;
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
· Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve;
· Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët;
· Aftësi të mira në komunikim dhe në shkrim të gjuhës angleze;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Shkurt 2017
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp