KONKURS
Departamenti i Projektimit dhe Shitjes
Pozicioni: INXHINIER (mekanik; mekatronik; etj)
Hymeri Kleemann shpk eshte partner i autorizuar i Kompanise se ashensoreve KLEEMANN ne Shqiperi dhe Kosove. Ne kuadrin e zgjerimit dhe strukturimit te departamentit te shitjeve, Hymeri Kleemann shpk kerkon te punesoje:
Inxhinier Shitjesh dhe Konfirmimesh
Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:
- Krijon dhe mbane kontakte me klientet ne fushen e shitjes se ashensoreve si dhe me kompanite projektuese. Organizon takime prezantimi te produkteve te Kleemann me qellim njohjen e ketyre produkteve.
- Ne menyre aktive kerkon dhe identifikon projekte ne zhvillim apo per tu zhvilluar me qellim ofertimi.
- Pregatit skicat dhe ofertat ne baze te matjeve ne terren apo projekteve te derguara nga kompanite e ndertimit.
- Komunikon me stafin e fabrikes ne lidhje me porosite dhe mbarvajtjen e tyre.
- Raporton ne menyre periodike ne lidhje me progresin e punes se tij dhe te projekteve nen manaxhim si dhe krijon planin e tij te punes ne baza periodike
- Te punoje shume mire ne grup duke stabilizuar dhe mbajtur raporte te shkelqyera, duke ndihmuar dhe mbeshtetur ekipin.
Aftesite e domosdoshme :
- Te kete te mbaruar nje nga keto Fakultete: Inxhinieri Mekanike, Inxhinieri Ndertimi, Inxhinieri Mekatronike, Inxhinieri Elektrike
- Te kete njohuri shume te mira te gjuhes Angleze (te folur dhe te shkruar)
- Pervoja e punes ne fushen e ashensoreve do te konsiderohet perparesi.
- Njohuri shume te mira ne MS Office, CAD.
- Aftesi te krijoje dhe te mbaje raporte shume te mira me klientet, te punoje mire ne grup dhe aftesi shume te mira komunikuese dhe nderpersonale.
- Vemendje ndaj detajeve dhe percizitet, i pergjegjshem (pergjegjesi per punen e tij) dhe gadishmeri per orar fleksibil.
- Te kete patente per makine.
Kandidateve qe do te thirren ne interviste do tu kerkohet te sjellin dhe keto dokumente shtese:
- Deshmi penaliteti
- Kopje te patentes
- Referenca nga punedhenesit e meparshem
(Informacionet jo te verteta ne cdo faze te procesit te aplikimit do te sjellin skualifikimin e menjehershem te kandidatit. Ne momentin qe dergojne CV-per te aplikuar, kandidatet i japin automatikisht te drejten Hymeri Kleemann shpk, te mbledhe informacion ne lidhje me eksperiencat e meparshme te tyre)
Vetem kandidatet me te pershtashem do te thirren ne interviste. Kandidatit te punesuar do ti jepet mundesia per nje kontrate pune, page + bonus, si dhe favore te tjera.
Te interesuarit te dergojne CV-te e tyre, brenda dates 15 Tetor 2016, ne adresen e emailit
info@hymerikleemann.al
Faleminderit
Hymeri Kleemann shpk
Apliko