Kompania Albanian HR Solutions Sh.p.k.,Departamenti i Punësimit me Jashtë ju ofron mundësi shumë të mira punësimi në Hotele, Resorte me 5 * si dhe ne Kompani te ndryshme në Lindjen e Mesme (Dubai; Abu Dhabi; Qatar; Bahrain etj).
Aktualisht jemi duke rekrutuar per nje Kompani Grup ne Bahrain.
Pozicioni i punes: As. ExecutivePaga baze mujore: 1100 USD Përveç pages, nga punedhenesi jane të siguruara benefitet si me poshte:
- Pagese e oreve shtese
- Akomodim ne nje apartament, të mobiluar me shume komoditet
- Transport
- Biletat e udhetimit cdo vit
- 30-ditë leje në vit paguar
- Sigurime Shendetesore
- Aktivitete sportive
Roli: Ofron mbështetje administrative profesionale duke kryer hulumtime, trajtimin e dokumentave dhe kryerjen e disa funksioneve administrative si përgatitja e korrespondencës, asistencë në organizimin e Conference Call, takimeve, etj.
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
• Mban dhe organizon axhendën e CEO-s
• Asiston në organizimin e mbledhjeve periodike të grupeve të punës sipas projekteve;
• Kujdeset për minutat e takimeve, i përpunon, shpërndan dhe i arkivon sipas proçedurës përkatëse;
• Kujdeset për rakordimin me Menaxherët e Projekteve, ndjekjen e porosive si dhe raportimet tek Drejtuesi i Departamentit;
• Mirëmban sistemin e menaxhimit dhe arkivimit të dokumentave të prodhuara nga Departamenti;
• “Data Research” sipas nevojës dhe fazave që ndodhen projektet;
• Monitorimi i kanaleve informuese shtetërore, private dhe të organizatave ndërkombëtare mbi njoftimet për tender;
• Formaton, editon, filtron dhe arkivon shkresa, prezantime, korrespondeca, etj.
• Kryerja e detyrave të tjera të caktuara.
Kriteret/kualifikimet:
• Të ketë kryer studimet e larta.
• Të ketë eksperiencë pune ose të ngjashme.
• Zotërim i gjuhës angleze në nivel shumë të mirë të shkruari dhe të foluri.
• Njohuri shumë të mira të Microsoft Office.
Aftësi:
• Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon, me vizitorët, partnerët e biznesit dhe stafin.
• Aftësi te shkelqyera organizative dhe koordinuese.
• E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale.
• Etikë në punë.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të aplikojnë në adresën e postës elektronike: admin@ahrs.al brenda datës 25.09.2016.
Për më shumë info, mund te kontaktoni në nr. cel: 0662092424
Albanian HR Solutions Sh.p.k.
“Me ne më të suksesshëm”
AplikoWhatsApp