Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
INXHINIER NDERTIMI
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Të ketë njohuri shumë të mira në relizimin e projekteve;
- Të njohë dokumentacionin Tekniko –Ligjor që duhet në objekt;
- Të dijë të hartojë preventive dhe situacione mujore dhe ato lidhur me proceset e realizuara.
- Të ketë aftësi të monitorojë ecurinë e proceseve të punës në kantier
- Të drejtojë dhe supervizojë stafin e përfshirë në projekt
- Të ketë aftësi shumë të mira organizative, të dijë të koordinojë punën, dhe të raportojë te bashkëpunëtorët e projektit;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Fakulteti i Inxhinieris së Ndërtimit, profilizuar në Inxhinieri Ndërtimi me mesatere mbi 7.5;
Eksperiencë Pune: Minimalisht 2 vjet experiencë pune në të njejtin profil kryesisht në objekte Civile me karakter tregëtar dhe banimi;
Aftësi:
- Të jetë i disponueshëm për Drejtues Teknik;
- Të njohë mirë programet kompjuterike Autocad, sap (ose program llogaritës të ngjashëm) si dhe të ketë njohuri të programeve bazë të paketës Office.
- Të jetë i aftë të menaxhojë disa procese njëkohësisht.
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 31 Tetor 2016
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp