Shoqeria UNIVERS Reklama sh.p.k shpall pozicionin e hapur Marketing & PR (Marredhenie me Publikun) si pjese e struktures se saj per zhvillim te metejshem ne suport te rritjes se games se produkteve dhe fushes se veprimit si pasoje e zhvillimit te teknologjise qe ajo ka investuar ne konsulences, zhvillimine projekteve, prodhimin/ printimin ne fushen e reklamave indoor & outdoor ne Shiqperi dhe jashe saj. Ky pozicion ka specifikat dhe kerkesat e meposhtme:


Qëllimi:

Te zhvilloje, percaktoje dhe zbatoje strategji marketingu qe garantojne arritjen e objektivat e kompanise. Siguron nje menaxhim efektiv te aktiviteteve, pjese e strategjise marketing te kompanise.


Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:

  • Menaxhon dhe koordinon te gjitha aktivitetet pjese e planit dhe strategjise marketing.
  • Organizon kerkime tregu per te percaktuar kerkesat e tregut per produkte ekzistuese apo per produkte te reja.
  • Analizon dhe raporton ne lidhje me kushtet aktuale te tregut, klientet aktuale dhe ato potenciale, si dhe konkurrentet qe kane te bejne me cilesine dhe gamen e produkteve/sherbimeve te ofruara;
  • Realizon matjen e nivelit te kenaqesise se klientit per produktet dhe sherbimet e ofruara nga kompania dhe raporton rezultatet e ketyre matjeve tek struktura menaxheriale e kompanise.
  • Zhvillon, dhe pasi aprovohen, zbaton plane marketing ne lidhje me promovimin e produkteve ekzistuese ose produkte te reja.
  • Menaxhon produktivitetin e planeve marketing.
  • Monitoron, rishikon dhe raporton te gjitha aktivitetet marketing dhe rezultatet e tyre.
  • Pregatit dhe menaxhon buxhetin per aktivitete pjese e planit marketing.
  • Siguron zbatimin e ketyre aktiviteteve, brenda buxhetit te parashikuar.
  • Monitoron dhe raporton kthimin e investimit per aktivitetet me te rendesishme marketing.
  • Monitoron praktikat me te mira te industrive te njejta dhe propozon ide qe sjellin zhvillimin e produkteve apo sherbimeve te kompanise, duke synuar rritjen e shitjeve te saj.
  • Harton dhe perditeson katalogun e produkteve dhe sherbimeve te kompanise, prezantime mbi shoqerine, projekte apo risi qe kane te bejne me veprimtarine e shoqerise.
  • Koordinon dhe mban lidhjet me mediat, individë apo organizata të tjera, ne lidhje me aktivitete apo evente te organizuara nga kompania.
  • Përpilon dhe ndjek prodhimin e broshurave, fletepalosjeve, videove promocionale, fotove, kartevizitave, etj. ne funskion te rolit dhe prezantimit te shoqerise.
  • Punon mbi design dhe realizimin e uniformave, brandimit te ambjenteve te shoqerise, organizimit te eventeve te brendshme te shoqerise ne bashkepunim me Burimet Njerezore.
  • Organizon evente, si: konferenca për shtyp, ekspozita, panaire, etj;
  • Mirëmban dhe përditëson informacionin e faqes së WEB të shoqërisë, si dhe komunikimin nepermjet rrjeteve sociale, etj;
  • Bashkepunon ngushte me departamentin e shitjeve, duke kontribuar ne realizimin me sukses te planit te shitjeve te kompanise.
  • Zbaton detyra te tjera te ngarkuara nga menaxheri i tij/saj.


Kualifikimet Kryesore:

· Diplomë Universitare në degën: Marketing.
· Minimalisht 5 vjet eksperience ne Marketing.
· Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
· I/e familjarizuar (aftësi familjarizimi) me industrinë e reklamave dhe situatën aktuale të tregut.
· Aftesi te shume te mira komunikuese, si verbale dhe me shkrim.
· Aftesi shume te mira prezantuese.
· Aftesi planifikuese dhe organizative
· Aftesi per te menduar ne menyre strategjike
· Aftesi te mira analitike dhe ne zgjidhjen e problemeve.
· Aftesi te mira drejtuese.
· Aftesi bindese.
· Pershtatshmeri
· Kreativitet
· Gjykim
· Vendimmarrje.



Personat te cilet vleresojne se kane eksperiences dhe aftesine per te qene pjese e stafit tone te dergojne listen e plote te dokumentacionit te meposhtem ne adresen: hr@universreklama.com

· Leter motivimi (e domosdoshne)
· Curriculum Vitae (e domosdoshme)
· Diplome ne degen: Marketing (e domosdoshme)
· Leter reference nga eksperenca pune te meparshme (e domosdoshme)
· Certifikata te ndryshme (jo e domosdoshme/ me prioritet ne rast se ka)
· Certifikate e gjuhes angleze/ IELTS/ SAT/ TOEFL (e domosdoshme)


Human Resources Department
UNIVERS Reklama
Mbikalimi i Ri i Rinas-it, Qafe Kashar, Tirane

Apliko