Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.
CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem per te punuar si:
Manaxher Zone
Lushnje/Berat
Lushnje/Berat
Zbaton dhe monitoron aktivitetet e forcës së shitjes për zonën gjeografike të caktuar në mënyrë që të arrihen objektivat e përcaktuara të shitjes në përputhje me objektivat e CCBS.
Detyrat kryesore:
- Përcakton objektivat vjetore, tremujore dhe mujore për çdo fushë dhe për çdo person të shitjes monitorimin e objektivave të arritjeve.
- Krijimi i planeve ditore te vizitave dhe objektivat për çdo promotor për të siguruar mbulimin e shitjes së zonës së caktuar.
- Të sigurohet që të gjithë shitësit vazhdimisht azhornojne sistemet e tyre palme me të gjitha të dhënat relevante komerciale.
- Siguron që pikat e shitjes në zonën e caktuar u janë ofruar shërbimet më të mirë nga forca e shitjes dhe tregtarët me shumicë në mënyrë që të përmbushë objektivat e biznesit.
- Raporton mbi aktivitetet e konkurrentit në mënyrë që të lejojë të menaxhimin për të identifikuar kërcënimet e biznesit dhe mundësi në drejtim të klientëve ekzistuese dhe të reja.
- Sigurohet qe Ekzekutivet e Shitjeve njohin zonën, pikat e shitjeve dhe objektivat e tyre mujore dhe tremujore për të mundesuar nje pune të kënaqshme te tyre.
Aftesite dhe kerkesat:
- Diplome Universitare ne nje nga deget e Ekonomikut.
- Min 3 vjet eksperience pune ne pozicione te ngjashme.
- Te kete aftesi te mira drejtuese, udheheqese dhe motivuese.
- Aftesi analitike dhe kordinuese.
- Njohuri te gjuhes Angleze ose Italiane.
- Njohuri te programeve MSOffice, me perparesi excel.
- Mund te aplikojne dhe kandidate nga Tirane
Te interesuarit duhet te dergojne nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 18 Korrik 2016.
Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta
Apliko