Sarajeve – Mostar – Medjugorje, me 27 Maj, 3 ditë, €99

Dita 1:
Nisja nga Tirana në orë 05:00.

Kryerja e procedurave kufitare. Vizitë e shkurtër dhe pushim kafeje ku mund të konsumohet një mëngjes i lehtë në Nikshiq. Pas këtij pushimi do bëhet nisja për në Sarajeve. Mbërritja ne Sarajeve dhe akomodimi në hotel.
Kohe e lirë për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit: pishina olimpike e mbyllur, banja turke, xhakuzi etj.
Darka.
Dita 2:
Mëngjesi.

Fillojmë vizitat në oborrin e familjes Mbreterore të Hasburgve në Ilizha dhe pas kësaj vizite transferohemi në Vrela Bosna ose Mushkeritë e Sarajeves ( pagese extra 1 euro). Nisemi per vizitat në Bashqarshi, Xhamite dhe Kishat e Sarajeves, që jo më kot është quajtur Jeruzalemi i Europës. Në marreveshje me grupin mund të organizohet shopping në qendrat e mëdha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT.
Kohe e lirë dhe konsumimi i drekës në një nga lokalet e qendrës së qytetit. Kthimi në hotel dhe shfrytëzimi i ambienteve të hotelit.
Në varësi të dëshirës së grupit mund të organizohet darkë festive me pagese shtesë €5 personi.
Dita 3:
Ora 07:30 – 08:00 mëngjesi.

Pas mëngjesit nisja për në Tiranë. Në rrugën e kthimit do të fillojmë vizitat në Mostar ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim:

  • Urën e famshme të Mostarit;
  • rrugën e dyqaneve të mjeshterve të vjetër;
  • Xhaminë e Madhe;
  • dhe Katedralen e Betonte te Mostarit ( e vetmja në botë).

Pas përfundimit të vizitës në Mostar do të nisemi të bëjmë një vizitë në Megjugorje ose vendi i Gospa Mira (Zonja e Paqes) ku do të vizitojmë Katedralen e Shenjtë dhe shijojmë bukuritë e këtij vendi të bekuar.
Nisja për në Tiranë. Gjate rrugës pushime të shkurtëra kafeje.
Mbërritja në Tiranë në orët e vona të darkës dhe fundi i shërbimeve tona.



Shtesë
Për shkak të hapsirës së pamjaftueshme të kohës, nuk vizitohet Kryqi në Medjugorje. Vizitohet vetëm Katedralja.



Në cmim përfshihet

  • Udhëtimi me autobus komod AC Tirane – Sarajeve – Tirane.
  • Akomodimi në hotel Hollywood 4* për 2 netë qëndrimi.
  • Mëngjeset dhe darkat.
  • Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.
  • Shfrytëzimi i pishinave dhe xhakuzit në ambjentet e brendshme të hotelit.





Në cmim nuk përfshihet

  • Kerkesat ekstra jashtë programit.
  • Vizita tek kryqi në Medjugorje.
  • Mbrëmja festive (€5 personi).
  • Gjithcka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet.
  • Siguracioni i jetës në udhëtim (i këshillushëm).





Shënim

  • Krevati mund të mos jetë dopio, por 2 krevate tek të bashkuar.
  • Personi tek, në dhomë dyshe, paguan €30 shtesë.
  • Zbritja për transport individual është €20.





Fëmijët

  • 0-2 vjec janë falas;
  • 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhome me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;
  • mbi 12 vjec paguan si i rritur;
  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.





Ju bëjmë me dije se

  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës tani, ndërsa pagesen e plotë deri në 5 ditë para nisjes.
  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.