Sot Union Bank ka rreth 350 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen qe kemi ne pune dhe kerkojme t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Ne kete atmosfere menaxhimi i bankes ka identifikuar nevojen per Drejtor ne Departamentin e Marketingut, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.
Drejtor Departamenti Marketingu
Pergjegjesite kryesore te ketij pozicioni perfshijne:
- Bazuar ne strategjine afatmesme te bankes dhe planin e saj te biznesit, harton Planin e Pergjithshem te Marketingut dhe propozon buxhetin e marketingut bazuar ne kete plan. Pas aprovimit ndjek nga afer zbatimin e Planit te Marketingut.
- Eshte pergjegjes per PR e Bankes, per imazhin dhe paraqitjen e saj ne media, ne web dhe ne Rrjet.
- Eshte pergjegjes per hartimin e strategjise se fushatave te marketingut (te brendshme dhe te jashtme) per te siguruar eficencen maksimale te tyre persa i perket brandit, penetrimit te mesazhit dhe diferencimin nga konkurrentet.
- Merr pjese ne procesin e zhvillimit te rrjetit; ne rast hapje te degeve apo agjencive te reja.
- Merr pjese ne procesin e zhvillimit te produkteve dhe ndjek ecurine e tyre. Ne baze te rezultateve, sugjeron permiresime ne strategjite e marketingut te produkteve.
Per te realizuar detyrat
- manaxhon marredheniet brenda departamentit te marketingut;
- menaxhon marredheniet me agjencite e reklamave dhe furnitoret e ndryshem;
- mban lidhje me drejtoret e degeve dhe siguron qe plotesohen nevojat e tyre te lidhura me ruajtjen e standartit vizual te brendshem dhe te jashtem te degeve;
- koordinohet me drejtoret e departamenteve te bankes per mbajtjen e perditesuar te profilit te bankes ne web dhe per pergatitjen e programeve dhe te udhezimeve te fushatave marketing.
[IMG]file:///C:\DOCUME~1\IT\LOCALS~1\Temp\msohtml1\01\clip_imag e001.gif[/IMG]
Profili Individual i deshiruar:
- Diplome e Fakultetit Ekonomik, dega Marketing. Preferohet master.
- Kerkohet eksperience pune ne Marketing, ne banke ose agjenci, minimumi 3 vjet si dhe eksperience menaxheriale minimumi 1 vit.
- Kerkohen njohuri per produktet dhe sherbimet bankare.
- Njohuri te mira ne marketing dhe komunikim dhe te menyrave sesi keto ndikojne ne arritjen e objektivave te biznesit.
- Te kete njohuri perdorimi mbi rrjetet/media sociale.
Aftesi te tjera:
- Te kete aftesi manaxheriale dhe te punoje i pavarur.
- Te kete aftesi te mira ne komunikimin me goje dhe me shkrim.
- Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
- Njohuri te mira te paketes Office (Microsoft Excel, Microsoft Word, Microsoft PowerPoint)
- I gatshem per te levizur ne qytete te tjera sipas kerkeses.
- Krijues, i/e kujdeshem ndaj detajeve, i/e afte te punoje i pavarur.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 15 Prill 2016:
- Leter “Shprehje Interesi” per pozicionin,
- CV e detajuar,
- Kopje diplome shoqeruar me liste notash,
- Letra reference nga punedhenes te meparshem (nese disponohet).
ne adresen e meposhtme:
Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
E-mail: hr@unionbank.al
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.
Apliko