Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:
- Informimin e klientëve mbi kompaninë, produktet dhe shërbimet;
- Ofrimin e shkëlqyer të shërbimit ndaj klientëve, shitjen e produkteve dhe shërbimeve.
- Ndjekja e proceseve të punës sic përcaktohet në udhëzimet e shitjeve dhe politikat tregtare;
- Bashkëpunon me sektorë të tjerë brenda kompanisë për të mundësuar kryerjen e sukseshme të procesit të shitjes sic përcaktohet në rregulloret dhe politikat e shitjeve;
- Kryerjen e aktiviteteve të shitjes me qëllim përmbushjen e nevojave të klientëve arritjen e objektivave të paracaktuara të shitjes.
- Kujdesin ndaj pajisjeve dhe mjedisit të punës, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë në komunikimin me klientët.
- Marrjen e informacionit nga klientët lidhur me nevojat, shërbimet, performancën dhe imazhin e kompanisë.
- Ndjekjen e kërkesave të pazgjidhura të klientëve duke i adresuar ato tek sektorët përkatës në kompani;
- Njohjen, dokumentimin dhe lajmërimin e supervizorëve rreth ndodhive dhe cështjeve problematike të ngritura nga klientët ose nga vetë punëmarrësi;
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:
- Te jete me banim ne qytetin e Vlores
- Diplomë Universitare;
- Eksperiencë e mëparshme në fushën e shitjeve përbën avantazh;
- Njohuri të mira të gjuhës angleze;
- Aftësi të mira në kompjuter dhe aftësi për të mësuar programet/sistemet aplikative të shitjes;
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi;
- Të jetë person energjik dhe i motivuar;
- Të jetë i përgjegjshëm dhe i kujdesshëm ndaj detajeve;
- Paraqitje profesionale e të jetë i/e orientuar drejt shërbimit të klientit;
- I/e gatshëm për të punuar me turne;
- Ambicioz/e, i/e besueshëm dhe i aftë për të ndërmarrë iniciativa;
- Aftësi për të punuar individualisht si dhe në grup;
- Aftësi për të trajnuar punonjësit e rinj rreth punës aktuale.
Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al. Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.
Data e mbylljes së aplikimeve është 18 Prill 2016
PLUS Communication siguron cdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.
Data e mbylljes së aplikimeve është 18 Prill 2016
Apliko