Sot Union Bank ka rreth 340 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Specialisti te Marredhenieve me Biznesin, ne Tirane dhe ne Degen Lezhe, ndaj ftohen te aplikojne kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.
Specialist i Marredhenieve me Biznesin
ne Tirane dhe ne Lezhe
ne Tirane dhe ne Lezhe
Pergjegjesite kryesore perfshijne:
- Identifikimin e klienteve potenciale per banken, krijimi dhe ruajtja e nje portofoli kreditor sa me cilesor.
- Kryerjen e analizave kreditore per kliente te rinj dhe ekzistues.
- Vleresimin e riskut te aplikimeve te kredise.
- Sigurimin e nje sherbimi cilesor ndaj klienteve te bankes.
- Shitjen e produkteve te tjera te bankes ndaj klienteve ekzistues dhe te mundshem, me qellim rritjen e perfitueshmerise.
- Administrimin dhe monitorimin e portofolit te kredise.
Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
- Diplome universitare ne ekonomi ose fushe te lidhur me te.
- Eksperience te meparshme minimumi 2 vjecare ne aktivitetin e kredidhenies se biznesit.
- Eksperience ne analizen financiare dhe vleresimin e riskut kreditor.
- Njohje te produkteve/sherbimeve bankare.
Aftesi te tjera:
- Aftesi ta mira komunikimi dhe bashkeveprimi me klientet.
- Gatishmeri per te levizur ne qytete te tjera, sipas kerkeses.
- Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
- Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 20 Mars 2016:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
- Diplome dhe liste notash
- Letra reference nga punedhenes te meparshem
ne njeren nga adresat e meposhtme:
Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
E-mail: hr@unionbank.al
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.
Apliko