Soft & Solutions
shpall vende te lira pune si Data Entry.Aplikantët duhet të jenë
të vetë motivuar, bashkëpunues ,të aftë për të punuar në mënyrë të pavarur. Për të kryer punën nuk është e nevojshme prezenca në zyrat e kompanisë, do të mund të punohet nga shtëpia, apo kudo ku ka një lidhje interneti.

Aftësitë e kërkuara:
– Të kenë mbaruar bachelorin
– Njohuri mesatare të gjuhës angleze.
– Nuk është e domosdoshme eksperienca e mëparshme
– Të jenë të komunikueshëm, metodikë dhe të organizuar
– Ndershmëri dhe integritet
– Shumë të besueshëm, etikë dhe diskretë
– Të kujdesshëm në detaje

Avantazh do të kenë aplikantët që:
– Kanë mbaruar studimet me mesatare mbi 8
– Kanë kryer studimet në një nga degët : Informatikë, Informatikë Ekonomike ose profile të ngjashme.

Dokumentat e nevojshme për të aplikuar:
– CV me foto
– Letër motivimi
– Diplomë dhe listë notash

Apliko ketu


Apliko