Sot Union Bank ka rreth 340 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Specialisti në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit për te asistuar në aspektin teknik përdoruesit e sistemeve të TIK në Drejtorinë e Përgjithshme,në Tiranë. Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.
Specialist TIK – Support Teknik për përdoruesit SI
· Instalon sisteme operative dhe aplikacione dhe konfiguron hardware.
· Monitoron dhe mirëmban sistemet dhe rrjetat kompjuterike.
· Suporton stafin/klientët drejtëpërdrejtë ose nëpërmjet telefonit për të zgjidhur problemet.
· Regjistron, ruan dhe raporton probleme në sistem deri në zgjidhjen e tyre.
· Investigon dhe zgjidh problemet me hardware/software.
· Mirëmban paisjet e dëmtuara.
· Siguron suport nga stafi teknik i dedikuar në raste eskalimi të problemeve, dokumenton dhe raporton në sistem statusin e problemit.
· Suporton implementimin e versioneve të reja të sistemeve operative apo paketave software.
· Respekton afatet kohore për investigimin, delegimin dhe zgjidhjen e problemeve të raportuara.
· Mban marrëdhënie të mira me klientët dhe stafin e bankës.
· Teston dhe vlerëson teknologjitë e reja.
Eksperienca dhe kualifikimet e kërkuara:
· Diplomë universitare në Informatikë, Elektronikë, Informatikë-Ekonomike.
· Jo më pak se 1 vit eksperiencë në mirëmbajtje dhe programim.
Aftësi të tjera:
· Kupton prioritetet dhe manaxhon njëkohësisht një numër te konsiderueshem problemesh të raportuara
· Ka aftësi të mira komunikimi dhe komunikon shumë mirë me gojë dhe me shkrim në gjuhën Shqipe dhe Angleze.
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 27 Dhjetor 2015:
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
- CV
në njërën nga adresat e mëposhtme:
Union Bank
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit
Tiranë
Fax: +355 4 2272 880
E-mail: hr@unionbank.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.
AplikoWhatsApp