Sot Union Bank ka rreth 330 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje punonjesi ne pozicionin e Specialist te Sherbimit te Klientit neDegen Fier ndaj ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.
Specialist i Sherbimit te Klientit
Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:
- Informon dhe shet me profesionalizem klientet e bankes ne lidhje me gamen e produkteve dhe sherbimeve te ofruara nga Banka.
- Ekzekuton ne sistem transaksionet e klienteve duke i kushtuar kujdes aplikimit te rregulloreve operacionale te bankes dhe kerkesave rregullatore ne fuqi, si:
- Kryen hapjen e depozitave me afat sipas kerkesave te klienteve;
- Pajis klientet me informacion mbi gjendjen e llogarive ne banke, sipas kushteve paraprake te rena dakort;
- Ekzekuton transferta brenda bankes, brenda vendit dhe jashte vendit;
- Ekzekuton veprimet e kembimeve valutore nepermjet llogarive bankare;
- Ekzekuton veprimet e pagesave te faturave apo shlyejes se detyrimeve ndaj te treteve si Tatim-Taksa, Dogana, KESH, AMC Vodafone etj.;
- Ekzekuton veprimet me çeqet personale, çeqet bankare;
- Ekzekuton veprimet e nevojshme ne lidhje me kartat e debitit dhe kreditit;
- Leshon garanci bankare kundrejt bllokimit te fondeve ne llogarine e klientit;
- Trajton aplikimet per kredi per individe sipas kushteve, procedurave dhe limiteve te vendosura nga banka.
Profili i kerkuar:
- Arsimi i larte ekonomik ose ne fushe te ngjashme me te.
- Preferohet eksperience e meparshme ne sektorin bankar ne te njejtin pozicion.
- Aftesi shume te mira te nderveprimit me klientet.
- Korrekt dhe i sakte.
- Njohuri te gjuhes angleze dhe kompjuterit.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 23 Tetor 2015:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
-CV
- Kopje te diplomes dhe listes se notave
ne njeren nga adresat e meposhtme:
Dega e Union Bank ne Fier, ose
Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
Tirane
E-mail: hr@unionbank.al
Fax: +355 4 2272 880
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.
AplikoWhatsApp