eppc kërkon një Ekonomiste për klientin e saj, i cili operon në fushën e shitjeve të produkteve elektronike dhe elektroshtëpiake në vend.
Puna e ekonomistes do të konsistoj në disa aspekte të punës brenda departamentit të financës, siç janë: Rakordime me klientë dhe furnitorë; Marrëdhëniet me organet tatimore dhe bankat; Regjistrime kontabël, Deklarimet online; Përgatitja e pasqyrave financiare etj.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Diplomuar në Fakultetin Ekonomik, Dega Financë – Kontabilitet;
• Përvojë 1 - 2 vjeçare pune si ekonomist/e;
• Të njohë mirë gjuhën Angleze;
• Përdorimi i programit financiar Alpha është domosdoshmëri;
• Përdorimi i MS Office. Excel-i domosdoshmëri;
• Të jetë person korrekt, i besueshëm dhe i organizuar.
Të dhënat:
Pozicioni: Ekonomiste;
Vendndodhja: Tiranë;
Orari: 40 orë në javë;
Udhëtime pune Jo;
Pagesa: Shumë e mirë;
Aplikimet mbyllen: 14 Korrik 2015.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Apliko