eppc kërkon një Përgjegjës Prodhimi për klientin e saj, linjë konvertimi vëndase.
Përgjegjësitë Kryesore:
• Të ndajë detyrat dhe përgjegjësitë në repartin e prodhimit;
• Të organizojë dhe koordinojë planin e punës;
• Të ndjek hap pas hapi procesin deri në përfundim.
Kërkesat për këtë pozicion janë:
• Diplomë Universitare në Profilin Inxhinieri Mekanike;
• Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme;
• Përdorimi i MS Office, kryesisht excel dhe word;
• Njohja e gjuhës Italiane, është domosdoshmëri;
• Të zotërojë aftësi të mira komunikuese dhe drejtuese.
Të dhënat:
Pozicioni: Përgjegjës Prodhimi;
Vendndodhja: Vorë;
Orari: 48 orë në javë;
Pagesa: Në varësi të aftësive të kandidatit;
Kontrata: Sipas Kodit të Punës;
Aplikimet mbyllen: 02.02.2015.
Si të aplikoni:
Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe dokumentet e tjera shoqëruese duke përmendur pozicionin për të cilin aplikoni në adresën e e-mail-it: recruitments@eppc.al
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj dhe dokumentet shoqëruese do të kualifikohen.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.
Apliko