
HISTORIKU
MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:
Shites ne Departamentin e Kopshtarise
Qellimi i Pozicionit: Siguron asistence dhe sherbim te shkelqyer ndaj Klienteve.
Detyrat dhe Pergjegjesite:
- Mirepret me etike te larte profesionale cdo Klient qe interesohet per produktet e departamentit.
- Kupton nevojen e klientit perkates, duke degjuar me vemendje maksimale kerkesen e Klientit.
- Ndihmon klientin ne gjetjen e produkteve per te cilat Klienti eshte i interesuar.
- Ofron keshilla, te cilat i vijne ne ndihme Klientit, dhe u pergjigjet me dedikim pyetjeve te Klientit.
- Finalizon procesin e shitjeve te produkteve ne perputhje me nevojen e Klientit.
- Ne bashkepunim me Supervizorin perkates kontrollon ekzpozimin per te mbushur stokun dhe angazhohet ne sistemin e stokut ne nivelin e kerkuar.
- Rivendos ne vendet e duhura te gjitha produktet te cilat jane vendosur ne vendin e gabuar nga ana e Klienteve.
- Detyra te tjera sic nevojiten/kerkohen
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Te kete perfunduar studimet e larta ne degen Hortikulture.
Eksperiencë pune: Preferohen eksperiencat e ngjashme te punes.
Aftësite:
- Te jete i gatshem dhe i afte te punoje ne grup.
- Te pelqeje punen me njerezit.
- Te jete i dobishem dhe i sjellshem.
- Te paturit e nje paraqitje te denje eshte kerkese.
- Njohuri te mira te produkteve.
Procedura e Aplikimit: Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutemi dergoni CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
Apliko