Sot Union Bank ka rreth 300 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per raportet kolegiale dhe atmosferen ne pune qe kemi dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Shef te Operacioneve ne nje nga deget e bankes ne Durres ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.
Shef i Operacioneve ne Degen Durres 2
Pergjegjesite kryesore perfshijne:
- Siguron qe personeli i deges ploteson ne kohe dhe ne perputhje me standartin e sherbimit ne Union Bank kerkesat e klienteve per sherbime bankare.
- Siguron qe personeli i deges merr pjese ne menyre aktive ne procesin e shitjes se produkteve bankare ndaj klienteve qe kryejne operacione ne dege.
- Kontrollon dhe autorizon veprimet e kryera nga klientet sipas nivelit te autorizimit te percaktuar.
- Ndjek ecurine gjendjes se cashit ne dege per te siguruar perputhshmerine me procedurat e Thesarit dhe me normat maksimale te lejuara nga aspekti i sigurise fizike.
- Kontrollon dokumentacionin e llogarive, transfertave, sherbimeve te tjera bankare te ofruara nga banka si kartat, e-banking, debitimi direkt, standing instruction etj dhe siguron perputhshmerine e tyre me rregulloret operacionale te Bankes.
- Siguron qe dega ka permbushur ne kohe kerkesat per raportimet, kuadrimet, kontrollet ditore dhe te fundmuajit etj. sipas parashikimeve te rregulloreve te Bankes.
- Drejton/udheheq ne menyre te vazhdueshme personelin e deges drejt rritjes se cilesise se sherbimit, proaktivitetit ne shitje dhe korrektesise operacionale me qellim permbushjen e objektivave cilesore dhe sasiore te deges.
- Siguron qe personeli i deges ka nje nivel shume te mire njohjeje te produkteve te bankes dhe procedurave operacionale dhe kontribuon ne menyre te vazhdueshme ne ruajtjen e ketij niveli.
- Diplome e Fakultetit Ekonomik ose fusha te lidhura me te.
- Eksperience e meparshme pune ne sektorin bankar per te pakten 3 vjet.
- Eksperience e meparshme ne menaxhim, organizim, kontroll per te pakten 1 vit.
- Njohuri te thella te operacioneve bankare.
- Te kete aftesi te mira shitjeje dhe komunikimi.
- I/e afte te punoje i pavarur, i/e organizuar,i/e kujdeshem ndaj detajeve, i/e afte te marre pesiper pergjegjesi, i/e afte te punoje nen presion.
- Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
- Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
Ose ne njeren nga adresat e meposhtme:
Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit Rruga, Tirane
Dega Durres 1
Rruga Tregtare, Durres
Dega Durres 2
Rr. ‘9 Maji’, Nr. 14, Durres
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Apliko