PERGJEGJESITE:
- Përgatitjen, rishikimin dhe aprovimin e politikave të Menaxhimit të Cilësisë, si dhe procedurave përkatëse në departamentin teknik.
- Siguron implementimin e Manualit Teknik dhe të procedurave, instruksioneve, formularëve.
- Menaxhimi e një ose më shumë projekteve, duke iu përmbajtur qëllimit, cilësisë, kohës, kostos dhe kërkesave të Investitorit.
- Hartimin e buxheteve, kost raporteve, grafikut të punimeve, të projekteve të reja.
- Azhornimin e buxhetit vjetor të projekteve në tërësi.
- Monitorimi dhe aprovimi i kost raporteve, realizimit të grafikut të punimeve, grafikut të prokurimeve, dhe buxhetit te projektit.
- Analiza tekniko – financiare të projekteve.
- Kontrollon dhe miraton situacionet përmbledhëse mujore.
- Koordinimi i përgjithshem i projekteve të kompanisë, të burimeve njerëzore, mjeteve, makinerive.
- Koordinimi dhe aprovimi i kushteve të garancisë, afateve, shtojcave, penaliteteve etj.
- Koordinimi dhe sigurimi i respektimit të kontratave në të gjitha kantieret e ManeTCI.
- Rishqyrton planet e projektit dhe kontrollon rezultatet nëse janë në perputhje me principet teknike dhe standartet dhe specifikimet e përcaktuara në projekt.
- Koordinon punën për përgatitjen e dokumentacioneve tekniko—ligjore për objektet.
- Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij.
- Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistence teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës.
- Detyra të tjera që i ngarkohen.
KERKESAT:
- Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhineri ndertimi.
- Eksperiencë disa vjecare si Drejtues Teknik, Projekt Menaxher në menaxhimin e disa projekteve.
- Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese.
- Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike.
- Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi.
- Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer verbal dhe me shkrim, përgatitje raportesh etj.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh)
- Të ketë iniciative dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
- Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXEL, MS-PROJECT etc.)
- Të ketë të drejtën ligjore si Drejtues Teknik.
TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:burime.njerezore@manetci.al
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 05 Maj 2014.
Apliko