Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Asistent Arkitekt.
Bashkojuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.


PERGJEGJESITE:
  • Ndjekja e punimeve brenda apartamenteve të shitura.
  • Ndjekja e kërkesave të klientit.
  • Kordinimi i punimeve civile me mekanike, elektrike.
  • Kordinimi i punimeve të rifiniturave, pllaka, parket, dyer, hidrosanitare.
  • Përgatitja e vizatimeve dhe planimetrive të njësive në përputhje me kërkesat e klientit dhe me kriteret e projektit.
  • Mbikqyr dhe raporton për cilësinë e punimeve të rifiniturës dhe cilësisë së materialeve.
  • Shkëmben informacion me Arkitektin, Përgjegjësin Teknik, Menaxherin e Projektit, Departamentin e shitjeve.
  • Raportimi i ecurisë së punimeve në apartamente.
  • Detyra të tjera që i ngarkohen.
KERKESAT:
  • Te zoteroje diplome universiteti ne Arkitekture.
  • Aftesi kritike mbi detajet e rifiniturës e shprehur në anën funksionale dhe estetike.
  • Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
  • Aftësi për të punuar në skuadër.
  • Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze.
  • Përdorimi i paketës Auto Cad.
  • Preferohen kandidatë që kanë përfunduar studimet dhe që kanë deri në 2 vjet eksperiencë pune.
TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Ju lutemi bashkangjisni aplikimit tuaj edhe një portofol punësh.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 16 Mars 2014.

Apliko