Specialist Pagash
Qellimi i Pozicionit: Ndihmon departamentin e Burimeve Njerezore per te administruar procesin e hartimit dhe te ekzekutimit te liste pagesave te punonjesve te kompanise.
Detyrat dhe Pergjegjesite:
- Zhvillon dhe ploteson procedurat e payroll ne kompani dhe ndjek me perpikmeri respektimin e tyre.
- Perpilon liste pagesat e punonjesve duke respektuar me perpikmeri proceduren perkatese dhe politikat e kompanise.
- Kryen deklarimin e punonjesve te rekrutuar prane Sigurimeve Shoqerore dhe prane zyres se punes duke respektuar legjislacionin ne fuqi.
- Ndjek proceduren perkatese per te pajisur stafin e ri me librezen e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetsore.
- Ploteson cdo muaj librezat e kontributeve te sigurimeve shoqerore dhe shendetsore.
- Ndjek procesin e mbylljes se marredhenies se punes me punonjesit duke zbatuar me perpikmeri proceduren e mbylljes se marredhenies se punes.
- Deklaron te larguarit nga zyra e Sigurimeve Shoqerore brenda 10 diteve nga dita e fundit e tyre ne pune.
- Ploteson librezen e punes ne momentin e mbylljes se marredhenies se punes me punonjesin.
- Manaxhon marredhenien me kompanite celualare. Ndjek mbylljen dhe rihapjen e numrave celulare ne perputhje me nevojat e kompanise.
- Kryen detyra te tjera te percaktuara nga Drejtori i Burimeve Njerezore
Edukimi:Te kete mbaruar studimet e larta, preferohet dega Finace ose Administrim Biznes.
Eksperiencë pune: Eksperience pune ne pozicione te ngjashme, jo me pak se 2 vit.
Aftësite:
- Aftesi shume te mira per te punuar ne grup,
- Aftesi te shkelqyera komunikuese.
- Ndjenje pergjejgjesie.
- Aftesi per te punuar ne ngarkese.
- Aftesi shume te mira nderpersonale.
· Njohuri shume te mira te gjuhes angleze
· Njohuri shumë të mira kompjuterike.
Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni dokumentet e me poshte permendura:
1. CV te detajuar
2. Leter Interesi tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania
Apliko