Për të mbështetur punonjësit që ofrojne kujdes të drejtëpërdrejtëme fëmijët / të rinjtë/familjet me qellim rritjen e cilesise se sherbimit,organizata ofron supervizim profesional.
Supervizimirealizohet nga profesionistë të kualifikuar, me eksperience ne kete drejtim tëcilët nuk janë punonjës të SOS Fshatit të Fëmijëve, Shqipëri.
Ü Supervizimiështë individual, ose ne grup dhe zhvillohet 1 seancë/muaj.
Ü Çdoseancë, qoftë individuale, qoftë grupale zgjat 60 minuta.
Ü Supervizuesido të raportojë çdo muaj prezencën e SOS punonjësve në seancat individuale dhegrupale.
Ü Isupervizuari do të bëjë vlerësim të shërbimit 1 herë /6 muaj nëpërmjet njëpyetësori të vetadministrueshëm.
Supervizimi individual fokusohet tek perceptimet, çështjet dhe dilemat individuale, qofshin këtopersonale, qofshin perceptime, emocione, vlera e qëndrime që lidhen merealitetin punën dhe marrëdhëniet me të rinjtë e kolegët. Qëllimi ështëçlirimi, mbështetje dhe fuqizim i individit; reflektimi dhe kuptim i roleve,dhe orientimi i drejtë i individit në ambientin e pnuës për të shërbyer mëcilësisht tek fëmijët dhe të rinjtë.
Supervizimi në grup fokusohet në realitetin e punës (vështirësitë dhe sukseset), diskutimin emarrëdhënieve në grup, si e kuptojnë dhe vlerësojnë atë, njohjen e kuptimin eadoleshencës dhe format e mbështetjes dhe udhëheqjes së tyre.
1. Qëllimet e supervizimit profesional (grupal dhe individual)
Rritja e profesionalizmit
- reflektim dhe zhvillim i kompetencave profesionale dhe personale
- përballimi i emocioneve negative, frustrimi dhe kontrolli i sjelljeve impulsive agresive ndaj fëmijëve /të rinjve
- përmirësimi i atmosferës në punë dhe koordinimi
- bashkëpunim, kapacitet për punë në skuadër dhe kapacitet për drejtim
- diskutim dhe qartësim i roleve, detyrave dhe funksioneve
- formulimi i synimeve në punë dhe zhvillimi i strategjive
- zhvillim profesional
- promovimi i burimeve dhe rezultateve
- përmirësimi i kompetencës sociale
- reflektim mbi pyetjet etike që lidhen me profesionin
- zhvillimi i teorisë dhe imazhit okupacional
- ndjekja e situatave të krizës
- njohja e stresit ekstrem dhe të thellë
- përballimi i situatave profesionale të vështira
- përballimi adekuat i burimeve të stresit
- parandalimi i burn-out (shterimit ose djegies profesionale)
Personate interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 10.03.2013 në adresën enkelejda.tefa@soskd.org.al një Curriculum Vitae dhe një letër interesi.
Apliko