Neptun Sh.p.k eshte nje nga kompanite me prestigjioze ne Shqiperi dhe ne disa vende te Ballkanit, e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice e shumice. Sot Neptun numeron 14 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke përfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.



NJOFTIM



TITULLI: Menaxher Dyqani
DEPARTAMENTI: Shitje me Pakice, Dyqani Neptun Fier
RAPORTON TEK: Menaxheri Rajonal


Permbledhja e pozicionit:
Nje Menaxher Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshemte dyqanit ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.

Funksionet thelbesore te punes:
  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadres per te rritur shitjet dhe per te sigurur rendiment;
  • Menaxhimi i stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe per kontrollin e tij;
  • Mbledhja, filtrimi dhe dergimi i porosive ditore;
  • Te perballoje me profesionalizmin e kerkuar prej pozicionit ankesat dhe komentet e klienteve duke respektuar procedurat e kompanise;
  • Te studioje ne menyre sistematike terrenin e shitjeve;
  • Te bashkepunoje me koleget dhe klientet; identifikimi dhe/ose zgjidhja e çeshtjeve urgjente;
  • Organizimi i trajnimeve per stafin e shitjeve;
  • Pergatitja e punonjesve te dyqanit per te pasur rendiment;
  • Angazhim ne çeshtjet e stafit; intervistimi per pjestarete rinj potencial per staf;
  • Ndjekja e vleresimeve dhe pasqyrimeve te ecurise se stafit nen varesi;
  • Organizimi i promocioneve ne nivel dyqani;
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore;
  • Kujdesi per paraqitjen e jashtme dhe te brendshme te dyqanit;
Funksione te tjera te punes:
  • Pjesemarrja ne takimet mujore per shitjet;
  • Organizimi i takimeve sistematike me pergjegjesite e sektoreve dhe stafin e shitjeve;
  • Dhenia e feedback-ut tek zyrat qendrore;
  • Regjistrimi i rezultateve te shitjeve dhe analizes se ecurise;
Aftesite e Kerkuara:
  • Diplome universitare, preferohet Administrim Biznesi;
  • Minimum 2 vjet pervoje pune ne shitje me pakice;
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (me shkrim dhe verbale);
  • Njohuri shume te mira te paketes Windows Office Package (Word, Excel, Power Point);
  • Njohuri te mira kompjuterike
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese
  • Metodik dhe i organizuar
  • Ndershmeri dhe integritet
Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al,ose te na kontaktojne me telefon ne nr +355 42 380 002 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.


Per me shume informacion ne lidhje me rrugen e karrieres, ju mund te vizitoni faqen tone te internetit, ne www.neptun.al.

AplikoWhatsApp