1. Default Tirane, ofroj vend pune Hostess prane stendave ekspozuese




    Oferte punesimi nga Klik Promo Services


    Këtë vit Klik Ekspo Group, me rastin e 100-vjetorit të shtetit Shqiptar, organizon eventin më të madh të realizuar ndër vite, edicionin e 19 të Panairit Nderkombëtar, në datat 26-30 Nëntor 2012.

    Ndryshe nga vitet e tjera, sherbimet promocionale (duke përfshire këtu edhe pjesmarrja e vajzave hostess), do te mbulohet nga vetë kompania. Kjo do të thotë që asnjë agjenci promocionale nuk do ketë të drejtë të ofrojë shërbimet e saj nëpër stenda.

    Përfitime:
    - Të qënurit pjesë e një ndër organizimeve më të rëndësishme vjetore.
    - Ndërlidhje me kompanitë e huaja më të rëndësishme që bashkëpunojnë me vendin tonë.
    - Fleksibilitet orari.
    - Mundësi për oferta të ndyshme pune.
    - Mundësi për të qënë pjesë e eventeve të ngjashme.
    - Pagesa e kënaqshme.

    Ftohen të gjitha vajzat të cilat janë të interesuara, të jenë pjesë e këtij eventi madhështor në rolin e vajzave mikpritëse, nëpër stendat e ekspozuesve apo të vetë Klik-ut, te aplikojne on-line.

    Plotesoni formularin e aplikimit duke ndjekur udhezimet ne kete link:
    http://www.facebook.com/KlikPromoServices

    Data e fundit e aplikimit: 12.10.2012


    Përshëndetje të përzemërta.
    Klik Promo Services.


      Raporto  

  • You may post new threads
  • You may post replies
  • You may post attachments
  • You may edit your posts
  •  
-->