Sot Union Bank ka rreth 280 punonjes ne te gjithe Shqiperine. Menaxhimi i Bankes i kushton rendesi te vecante krijimit te nje ambjenti ku opinionet e punonjesve inkurajohen dhe vleresohen. Ne jemi krenare per standartet e larta te sherbimit te klienteve dhe kerkojme qe t’i permiresojme vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per nje Asistent ne Njesine e Parandalimit te Pastrimit te Parave (AML) ne Drejtorine e Pergjithshme, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion.
Asistent/Specialist ne Njesine e Parandalimit te Pastrimit te Parave
Pergjegjesite kryesore kane te bejne me sigurimin e perputhshmerise se vazhdueshme e ne cdo kohe me te gjithe elementet e procedures se parandalimit te pastrimit te parave dhe financimit te terrorizmit te Union Bank dhe perfshijne:
- Te pergatise, te raportoje dhe te verifikoje raportin ditor te detyrueshem tek Autoriteti Pergjegjes per PPPFT sipas kerkesave dhe afateve ligjore ne respekt te procedures bankare te miratuar.
- Te pergatise ne menyre te plote, te sakte dhe brenda afateve kohore, setin e dokumentacionit bankar ne pergjigje te kerkesave me shkrim per informacion qe vijne qe nga DPPPP apo organe te tjera te shtetit, subjekte informimi bazuar ne kerkesat ligjore.
- Te kontrolloje raportet periodike te monitorimit me qellim evidentimin e rasteve me anomali, sipas kerkesave te Njesise.
- Te kryeje perditesimin dhe mirembajtjen ne menyre periodike te listave te percaktuara ne proceduren te PPPFT ne Union Bank.
- Te jape asistence per stafin operacional te degeve ne funksion te zbatimit te proçedures bankare te PPPFT.
- Te asistoje ne organizimin e trajnimeve periodike ose te planifikuara te Njesise per stafin e bankes.
- Te kryeje detyra te tjera te ngarkuara nga drejtori sipas nevojave te Njesise.
Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
- Diplome universitare ne ekonomi ose fusha te lidhura me te.
- Eksperienca operacionale bankare e preferueshme prej 1viti dhe njohja e produkteve/sherbimeve bankare.
- Ekspozimi ndaj procedurave te PPPFT perben avantazh.
Aftesi te tjera:
- Aftesi te mira komunikimi.
- Aftesi te mira organizative dhe ne punen me dokumenta.
- Njohuri te mjaftueshme te gjuhes Angleze.
- Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office, Excel, Word etj.
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 1 Tetor 2012:
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- CV
ne njeren nga adresat e meposhtme:
Union Bank Fax: +355 4 2272 880
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit E-mail: hr@unionbank.al
Tirane
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
AplikoWhatsApp