Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Arshiviste. Bashkohuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.
PERGJEGJESITE:
- Identifikimi, ndarja dhe sistemimi i dokumentave të kompanisë sipas departamenteve dhe projekteve, sipas rëndësisë historike.
- Bashkëpunim me departamentet dhe kantieret për tërheqjen dhe grumbullimin e dokumentave për arkivim.
- Bashkëpunim me arkivën e kantiereve si dhe suport i herëpashershëm.
- Vënia në dispozicion të punonjësve të departamenteve të ndryshme, të dokumentave për shfrytëzim, krijimi i referencave dhe këshillimi për aksesim sa më të shpejtë dhe korrekt të arkivës.
- Bashkim dokumentash me praktikat e krijuara në fondet e departamenteve të ndryshme.
- Protokollimi i të gjithë dokumentave hyrëse dhe dalëse sipas procedurës së protokollimit.
- Inventarizimi i dokumentave të departamenteve të kompanisë (Burime Njerëzore, Financë, Teknikë sipas projekteve, Drejtoria, Prokurorime, Shitje dhe Marketing).
- Përgatitja dhe shpërndarja e rregjistrave që përdor arkivi (në kompani dhe në kantiere).
- Hartimi dhe implementimi i programeve të manaxhimit të të dhënave në arshivë si dhe formulimi i politikave për zhvillim të mëtejshëm të shërbimit të arkivës.
- Krijimi i një arshive elektronike të kompanisë.
- Suport për stafin në mënyrën e protokollimit dhe arshivimit të dokumentave.
- Raporton pranë departamentit të Burimeve Njerëzore çdo muaj në lidhje me ecurinë e punës në arshivë.
KERKESAT:
- Të jetë diplomuar në Fakultetin e Histori – Filologji.
- Përbën përparësi nëse është diplomuar në master profesional në drejtimin “Arkivistikë”.
- Eksperiencë pune të ngjashme në arkivë.
- Aftësi analitike, organizative, komunikuese.
- Aftësi kompjuterike.
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse.
- Aftësi për të punuar në skuadër.
- Shkrim të mirë daktilografik.
- Sistematike dhe e rregullt.
- Të ketë njohuri mbi rregulloret e arshivimit.
TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170
burime.njerezore@manetci.al
QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170
Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 5 Shtator 2012.
Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 5 Shtator 2012.
Apliko