Kompania lider në ndërtim, MANE TCI ofron mundësi punësimi në pozicionin Recepsioniste. Bashkohuni kompanisë më të madhe të ndërtimit në Shqipëri dhe bëhuni pjesë e saj duke kontribuar edhe JU me njohuritë dhe eksperiencën tuaj.

PERGJEGJESITE:
  • Tregon mirësjellje në kontakt me vizitorët, manaxherët, stafin.
  • Eshtë pika e parë e kontaktit dhe i drejton njerëzit në mënyrën e duhur duke i dhënë udhëzime ose duke i referuar në pikat e tjera ku mund të marrin informacionin e dëshiruar.
  • Përcjellje në kohë e telefonatave, e-maileve në adresë të kompanisë.
  • Mban korrespondencën, merr dhe dërgon e-maile, dërgon fakse.
  • Nënshkruan dhe shpërndan postën (letra ose pako).
  • Mbështet dhe asiston departamente të tjera (shtyp materiale, hedh të dhënat në kompjuter, kryen fotokopje etj.).
  • Përkthen dokumenta të ndryshme.
  • Mbikqyr listëprezencën e stafit administrativ.
  • Hedh të dhënat e orareve në kohëshënuesin elektronik.
  • Detyra të tjera administrative të ngarkuara.

KERKESAT:
  • Posedimi i një diplome universitare.
  • Zoterim i gjuhëve të huaja anglisht & italisht .
  • Njohuri në Paketën Microsoft Office.
  • Mosha ideale 23 deri ne 30 vjec.
  • Aftësi të mira komunikimi si direkte ashtu dhe me telefon .
  • E aftë të punojë në skuadër por edhe në mënyrë individuale.
  • E aftë të koordinojë dhe balancojë punën.
  • Fokusim ndaj shërbimit të klientit.
  • Fleksible, e zotuar për punë dhe e përpiktë.
  • Të jetë etike në marëdhënie me kolegët .
  • Eksperiencë pune të ngjashme.

TE INTERESUARIT TE DOREZOJNE CV PRANE:
burime.njerezore@manetci.al
QTU, Autostrada Tiranë—Durrës, km 6
Tel: 042 380 124 / Fax: 042 380 170

Informohuni se vetëm aplikantët e selektuar nga CV-të do të kontaktohen për intervistë.
Afati i dorezimeve të CV-ve është deri më 5 gusht 2012.


Apliko