Neptun Sh.p.k eshte nje nga kompanite me prestigjioze ne Shqiperi dhe ne disa vende te Ballkanit, e cila operon ne fushen e shitjeve me pakice e shumice. Sot Neptun numeron 13 dyqane ne gjithe Shqiperine, duke përfaqesuar keshtu zinxhirin me te madh te shitjes me pakice te pajisjeve elektronike.


NJOFTIM



TITULLI: Menaxher Dyqani
DEPARTAMENTI: Shitje me Pakice, Dyqani Neptun Kavaje
RAPORTON TEK: Menaxheri Rajonal



Permbledhja e pozicionit:

Nje Menaxher Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin e perditshem te dyqanit ne perputhje me politikat e pergjithshme te kompanise.
Fokusi kryesor i Menaxherit te Dyqanit eshte qe te permiresoje ecurine komerciale te dyqanit dhe te shtoje ne maksimum te ardhurat.

Funksionet thelbesore te punes:
  • Pergjegjesia per te dorezuar planin vjetor ne xhiro dhe te ardhura
  • Menaxhimi dhe motivimi i skuadres per te rritur shitjet dhe per te sigurur rendiment
  • Menaxhimi i niveleve te stokut sipas buxhetit dhe marrja e vendimeve kyçe per kontrollin e stokut
  • Mbledhja, filtrimi dhe dergimi i porosive ditore
  • Te perballoje me profesionalizmin e kerkuar prej pozicionit ankesat dhe komentet e klienteve duke respektuar procedurat e kompanise
  • Te studioje ne menyre sistematike terrenin e shitjeve
  • Te bashkepunoje me koleget dhe klientet; identifikimi dhe/ose zgjidhja e çeshtjeve urgjente
  • Organizimi i trajnimeve per stafin e shitjeve
  • Pergatitja e punonjesve te dyqanit per te pasur rendiment
  • Angazhim ne çeshtjet e stafit; intervistimi per pjestare te rinj potencial per staf; ndjekja e vleresimeve dhe pasqyrimeve te ecurise se stafit nen varesi
  • Organizimi i promocioneve ne nivel dyqani
  • Kontrolli i shpenzimeve operative mujore
  • Kujdesi per paraqitjen e jashtme dhe te brendshme te dyqanit
Funksione te tjera te punes:
  • Pjesemarrja ne takimet mujore per shitjet
  • Organizimi i takimeve sistematike me pergjegjesit e sektoreve dhe stafin e shitjeve
  • Dhenia e feedback-ut tek zyrat qendrore
  • Regjistrimi i rezultateve te shitjeve dhe analizes se ecurise
  • Monitorimi i konkurrences lokale dhe raportimi tek zyrat qendrore
Aftesite e Kerkuara:
  • Diplome universitare, preferohet Administrim Biznesi
  • Minimum 2 vjet pervoje pune ne shitje me pakice
  • Njohuri shume te mira te gjuhes angleze (me shkrim dhe verbale)
  • Njohuri shume te mira te paketes Windows Office Package (Word, Excel, Power Point).
  • Njohuri te mira kompjuterike
  • Aftesi te shkelqyera komunikuese
  • Metodik dhe i organizuar
  • Ndershmeri dhe integritet
Procedura e Aplikimit:

Kandidatet e interesuar mund te dergojne aplikimet e tyre me e-mail ne adresen tone elektronike hr@neptun.al, ose te na kontaktojne me telefon ne nr +355 42 380 039 ose personalisht ne adresen: Qendra Tregtare Univers, Autostrada Tirane-Durres, Km 6, Tirane, Shqiperi.

Per me shume informacion ne lidhje me rrugen e karrieres, ju mund te vizitoni faqen tone te internetit, ne www.neptun.al

AplikoWhatsApp