Njohja shume e mire e projektit dhe specifikimet e tij, pergatitja e vizatimeve arkitekturore, pregatitja e paketave te tenderimit, programon, proceset e punimeve arkitekturore, kordinon me drejtuesit e ekipeve per punimet e rifiniturave arkitekturore, mbikqyr cilesine e punimeve dhe afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve.
Përgjegjesitë kryesore :
- Projekton, planifikon dhe mbikqyr zbatimin e ndertimit.
- Bashkepunon me stafin e inxhinierëve, planifikuesit urbane, kontraktorët, dhe arkitektë te tjere.
- Krijon skica paraprake, duke përdorur software te pershtatshme projektimi (CADD), te cilat sugjerojnë formën dhe pamjen e përgjithshme të ndërtesës, mënyren e ndërtimit, ku ajo do të vendoset dhe si do të duket në brendësi.
- Pergatit plane më të detajuara, të cilat tregojnë saktësisht se si do të ndërtohet struktura, duke perfshire informacione teknike, ose specifikime, të materialeve të përdorura dhe metodat e instalimit.
- Viziton shpesh kantierin për të parë nese planet janë duke u ndjekur sic duhet. Ai gjithashtu duhet të miratojë materialet qe duhen perdorur.
- Mbikëqyr dhe rishikon punën e projektuesve arkitektonike dhe mekanike dhe personelit të tjere të përfshire në projekt.
- Kryen ndryshimet e nevojshme në të gjithë procesin e planifikimit.
- Mbikqyr cilesine e punimeve, afatet e punimeve arkitekturore dhe materialeve
- Koordinon me drejtuesit e ekipeve per punimet e rifiniturave arkitekturore
- Detyra te tjera te caktuara nga Supervizori Direk
- Diplomë në Arkitekturë
- Aftësi për të sugjeruar zgjidhje dhe për të marrë vendime
- Aftesi te mira komunikuese dhe shprehje e qarte e ideve dhe zgjidhjeve
- Aftesi kritike mbi detajet e rifinitures e shprehur ne anen funksionale dhe estetike
- Aftësi për të koordinuar punën dhe projektet përkatëse
- Aftësi për të punuar në skuadër
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze, gjuhë të tjera të huaja do të ishin avantazh
- Njohje shume e mire e legjislacionit per urbanistiken
- Përdorimi I paketës 2D dhe 3D, Auto Cad, me përparësi do të ishin edhe prgramet e avancuara si Revit etj,
- Të paktën 5 vjet experiencë si ne fushen e projektimit dhe te zbatimit