Pozicioni: Asistent/e administrative
Përgjegjësitë: Ofron mbështetje administrative për stafin drejtues. Jep një imazh profesional të kompanisë përmes personit dhe kontaktit telefonik.
Orari i punës: 9:00 - 15:00, e hënë - e premte.
Detyrat:
- U përgjigjet telefonatave dhe bën kalimet e tyre tek personat përkatës.
- Mirëpret vizitorët dhe klientet duke i orjentuar në ambientetet e kompanisë.
- Cakton dhe menaxhon takimet për stafin drejtues.
- Krijon dhe modifikon dokumente duke përdorur Microsoft Office si dhe kryen punët e përgjithshme të zyrës që përfshijne fotokopjimin, printimin, fax, posten elektronike etj.
- Përkthen nga gjuha Angleze dhe anasjelltas.
- Raporton cdo ditë për punët e kryera.
- Detyra të tjera mund të shtohen sipas nevojave të kompanisë.
- Njofton minimumi 1 (një) muaj përpara në rast shkëputje nga puna.
Aftësite/Kriteret:
- Të ketë aftësi të mira në komunikimin verbal dhe të njohë mirë protokollin e telefonit.
- Të dijë të hartojë formate të ndryshme dokumentash.
- Të dijë të shkruajë në gjuhë letrare duke respektuar rregullat drejtshkrimore dhe gramatikore.
- Mosha 20-35 vjeç.
- Njohuri shumë të mira të gjuhes angleze të folur dhe të shkruar.
- Studimet universitare përbejnë avantazh.
Periudha e aplikimit: 13 - 28 Shkurt 2012.
Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën e e-mailit: info@adv.al
Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen për intervistë.
Apliko