+ publiko njoftimin/oferten!

  1. Standart Gjėndrat nė gjoks, kur duhet tė shqetėsohemi

    Nga: Lumturi MERKURI - Specialiste ne ISHP



    Gjėndrat nė gjoks shfaqen te shumė femra, ēka bėn qė atyre t’u shkojė mendja menjėherė tek mė e keqja. Shifrat alarmante tė tė prekurave nga kanceri i gjirit vitet e fundit e kanė rritur vėmendjen e femrave pėr kontrolle periodike tė trupit tė tyre. Gjėndrat nė gjoks shfaqen te shumė femra, ēka bėn qė atyre t’u shkojė mendja menjėherė tek mė e keqja.

    Por nuk ėshtė gjithmonė kėshtu. Shpeshherė mund tė kemi tė bėjmė me formacione beninje, tė cilat mund tė jenė kiste apo fibroadenoma. Nė disa raste arsyeja e shfaqjes sė tyre mund tė jenė edhe ndryshimet qė pėson trupi, p.sh. gjatė menopauzės.

    Madje, mund tė ndodhė qė edhe nė moshėn 8 vjeē, vajzave t’u shfaqen gjėndra, tė cilat nuk janė gjė tjetėr veēse shenjat e para tė fillimit tė pubertetit dhe ndryshimeve hormonale.
    Diagnoza e bazuar nė biopsi, ekografi apo mamografi ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė kuptuar se me cilėn nga kėto raste kemi tė bėjmė.

    Fibroadenoma
    Ėshtė njė tumor beninj, i cili haset shpesh te femrat nėn moshėn 35 vjeē. Ėshtė njė formacion nė gjoks qė nuk sjell dhimbje dhe formohet e rritet pėr shkak tė ēekuilibrimit tė hormoneve, si p.sh. sasia e madhe e progresteronit.
    Me kalimin e muajve, dimensionet e kėsaj gjėndre mund tė rriten, duke krijuar edhe shqetėsim. Pėr kėtė arsye, mjekėt kėshillojnė njė ndėrhyrje kirurgjikale pėr tė hequr masėn e zmadhuar.

    Kistet
    Kistet janė tė dhimbshme. Ato janė si qeska tė mbushura me lėng, i cili duhet ekzaminuar. Njė sasi e vogėl e kėtij lėngu i nėnshtrohet analizės histologjike, e cila jep pėrgjigjen e saktė pėr materialin qė e pėrbėn dhe sa i rrezikshėm mund tė jetė. Nė disa raste, mjekėt procedojnė me aspirimin e kėtij lėngu dhe kontrollet e herėpashershme, pasi kistet mund tė mbushen sėrish.

    Tumori nė gjoks
    Nė shumicėn e rasteve, tumori i gjirit nuk ka asnjė simptomė. Pėr kėtė arsye, kontrollet vetjake duhet tė jenė tė shpeshta, pa harruar mamografinė tė paktėn njė herė nė vit. Tumori i gjirit apo karcinoma mamare nuk haset shpesh te femrat nėn 45 vjeē. Kjo lloj gjėndre ka formė tė ērregullt, ėshtė e fortė dhe ndryshe nga kistet ėshtė i fiksuar nė njė vend.

    Rastet kur duhet tė shqetėsohemi kanė tė bėjnė me shfaqjen e njė gjėndre nėn sqetull apo nė gjoks, e cila shoqėrohet me enjtje, irritim, skuqje tė lėkurės, ndryshim tė formės dhe pėrmasave dhe dhembje.

    Gjėja e parė qė duhet bėrė nė kėto raste ėshtė tė drejtohemi tek mjeku. Vetėm ai mund tė japė njė pėrgjigje pėr tė gjitha dyshimet tuaja.

    Tumori i gjirit ėshtė sėmundje e rėndė qė u ka marrė jetėn miliona femrave nė tė gjithė botėn. “Bisha” mundet vetėm duke bėrė kontrolle tė herėpashershme. Diagnostikimi i hershėm ėshtė thelbėsor pėr tė fituar betejėn me tė.



    www.ladyalbania.al

    Dashuri dhe pėrkujdesje pėr femrat




    klikoni foton pėr ta zmadhuar klikoni foton pėr ta zmadhuar Klikoni foton pėr njė pamje mė tė madhe

Emri:  ladyalbania-Gjendrat-ne-gjoks-kur-duhet-te-shqetesohemi-cover.jpg
S: 411
Madhesia:  15.0 KB