Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.
Pozicioni: Keshillues Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun Kavajë
Përmbledhja e Pozicionit: Fokusi kryesor i një Keshillues Klienti është tu ofrojë klientëve një shërbim të jashtëzakonshëm dhe të mirëmbajë hapësirën që ka në përgjegjësi.
Detyra dhe Përgjegjësi:
- Përgjegjësia për të dorëzuar planin mujor të shitjeve të sektorit të tij/saj;
- Komunikimi dhe shërbimi me klientët sipas standarteve të kompanisë;
- Përgjegjësia për mirëmbajtjen e sektorit të tij/saj;
- Ndjekja dhe zbatimi i udhëzimeve të shitjes në sektorin e tij/saj;
- Organizimi i pozicionimit dhe paraqitjes së produkteve në sektorin e tij/saj;
- Menaxhimi i ankesave dhe komenteve të klientëve sipas standarteve të kompanisë;
- Njohje dhe monitorim shumë të mirë të stokut të produkteve të sektorit të tij/saj;
- Organizimi dhe propozimi i porosive të produkteve për përgjegjësin e tij/saj;
- Realizimi i inventareve për sektorin e tij/saj dhe raportimi i rezultateve;
Kërkesat:
- Edukimi: Diplomë e Shkollës së Mesme, (Diploma Universitare përbën avantazh);
- Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet përvojë pune në shitje me pakicë;
- Kualifikime të tjera:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
- Njohuri të mira kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
- Metodik dhe i organizuar;
- Ndershmëri dhe integritet të lartë;
Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike hr@neptun.al.
Afati i dorëzimit: 31.10.2016
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Apliko