F&M Reklama sh.p.k KERKON TE PUNESOJE ( Inxhinier Mekanik )
Emërtimi: Inxhinier pergjegjes per Sektorin e Prodhimit dhe Montimit të
Reklamave.
Vendi i punës: Fabrika e Prodhimit F&M Reklama, Tiranë.
Roli / qëllimi i vendit të punës:
. Manaxhimi i te gjitha operacioneve të punës për prodhimin e reklamave që
nga marrja e urdhërit të porosisë apo planit të cilësisë së projektit deri te
dorëzimi i reklamave tek klienti.
Detyrat:
. Planifikon, organizon, drejton dhe mbikqyr punën e stafit të sektorit të
prodhimit për realizimin në kohë dhe me cilësi të porosive të marra për
prodhimin e reklamave.
. Zberthen cdo porosi sipas proceseve qe duhet te kaloje dhe planifikon
materialet qe nevojiten per realizimin e saj.
. Komunikon me magazinierin për furnizimin në kohën e duhur dhe
plotësimin e nevojave të sektorit të prodhimit me lëndë të para dhe
ndihmëse, në përputhje me planin e cilësisë së projektit dhe listës së
matërialeve të përcaktuar nga përgjegjesi i sektorit të montimit dhe
preventivuesi.
. Kujdeset për mirëmbajtjen e makinerive, mjeteve dhe pajisjeve të tjera të
punës dhe për mbajtjen e tyre në kushte optimale pune, si edhe për
menaxhimin me sa më shumë eficencë të lëndëve të para dhe ndihmëse,
me qëllim uljen e kostove të prodhimit.
. Propozon përmirësime të ndryshme lidhur me teknologjinë e prodhimit,
organizimin e stafit, si edhe për realizimin e reklamave të reja, me qëllim
që të sigurojë sa më tepër avantazhe konkurruese për kompaninë.
Aftësitë:
. Aftësi të mira profesionale për njohjen e teknologjisë, makinerive,
pajisjeve, materialeve dhe të gjitha proceseve të nevojshme për prodhimin
e reklamave.
. Aftësi manaxheriale për të planifikuar, organizuar, drejtuar dhe mbikqyrur
punën e stafit dhe proceset e ndryshme për realizimin me sukses të
objektivave të vendosura.
. Të jetë krijues, me iniciativë, i përgjegjshëm, i orientuar nga rezultatet,
me këndvështrim pozitiv dhe me fokus të qartë drejt cilësisë dhe
përfitimeve të biznesit.
. I aftë për të hartuar raporte me shkrim për drejtuesit e kompanisë lidhur
me ecurinë e punës dhe realizimin e detyrave dhe objektivave të vendosura
për sektorin eprodhimit të reklamave.
. I aftë të zgjidhë konflikte në vendin e punës dhe të ndërtojë marrëdhënie
harmonike me eprorët, kolegët, vartësit, klientët, etj.
. I aftë për të punuar në grup dhe për të marrë përgjegjesi individuale.
. I aftë të punojë me orar të zgjatur dhe nën stres.
Kualifikimi:
. Diplomë në degët inxhinieri mekanike per menaxhim prodhimi ose
konstruksione metalike.
. Përvojë pune jo më e pakët se 5 vite.
. Kurse trajnimi ose pasuniversitare në inxhineri, elektrike, menaxhim,
dizajn, etj.
. Njohja e gjuhës angleze është avantazh.
. Patentë për drejtim automjeti.
. Te interesuarit te dergojne Cv brenda dates 15.09.2015 ne adresen
info@fmreklama.com.
Do kontaktohen vetem kandidatet e perzgjedhur per nje interviste te
metejshme.
Apliko