Menaxher Finance
Klienti yne eshte nje grup i konsoliduar kompanish ne pronesi shqiptare, qe operon suksesshem ne Shqiperi dhe Kosove. Grupi njihet dhe ne nivel nderkombetar nga partneret e tij per cilesine dhe standartet qe e kane bere lider ne tregun ku operon. Se fundmi, Klienti yne synon te punesoje nje Menaxher Finance me eksperience.
ROLI:
Menaxher i Finances do te kete pergjegjesine e menaxhimit te departamentit te Finances, si dhe menaxhimin e kontabilitetit, raportimin dhe analizat financiare.
Pergjegjesite:
- Te mbikeqyre operacionet e perditshme te njesive ekonomike te grupit ne funksionet e finances dhe te kontabilitetit, duke u siguruar per optimizimin e proceseve te brendshme te pagueshme / te arketueshme
- Te monitoroje dhe analizoje rezultatet mujore te grupit ne perputhje me buxhetin, duke sjelle ne vemendje te menaxhimit ceshtje te rendesishme kur eshte e nevojshme
- Te pergatise treguesit operacional per raportimin e brendshem dhe te jashtem.
- Pergjegjes per analizen dhe planifikimin financiar te grupit.
- Te pergatise dhe analizoje pasqyrat financiare te konsoliduara.
- Te menaxhoje aktivet e qendrueshme te Grupit.
- Te monitoroje dhe optimizoje kapitalin qarkullues dhe cash flow per te gjitha entitetet e Grupit.
- Te planifikoje dhe analizoje investimet kapitale
- Diplome universitare ne Kontabilitet ose Finance; Studime te metejshme ne kontabilitet/ finance do te konsiderohen perparesi
- Minimumi 5 vjet eksperience ne menaxhim financiar, ne kompani apo grup kompanish me xhiro te larte.
- Njohuri te mira te gjuhes angleze.
- Njohuri shume te mira te MS Office vecanerisht Excel, Finance 5 dhe sistemeve te automatizuara te raportimit kontabel dhe financiar.
- Integritet i larte; aftesi te shkelqyera nderpersonale
- Aftesi te mira negociuese, organizative, planifikimi dhe analitike.
- Njohuri te shkelqyera te legjislacionit tatimor shqiptar dhe sistemeve kontabel.
Nese kjo mundesi duket interesante jeni te mirepritur te dergoni nje CV dhe Leter Motivimi te: ledi.leka@dynamicspartners.al para dates 27 Shkurt 2014 .
AplikoWhatsApp