Qëllimi i Pozicionit: Harton, përpilon dhe zbaton programet e marketingut, promocionit dhe shitjeve.
Përshkrimi i punës:
- Kryen detyra në lidhje me përmbushjen e objektivave marketing të shoqërisë.
- Paraqet propozime mbi rinovimin e teknologjisë marketing dhe qasjen e shoqërisë dhe produkteve e shërbimeve të saj në treg.
- Mirëmban dhe zhillon rrjetet sociale të kompanisë si fb, twitter, linked-in etj. si dhe marrëdhëniet me te gjitha mediat dhe mediat sociale me qëllim marketimin e mundshëm tek ato si dhe monitorimin e konkurrencës.
- Studion situatën në treg të produkteve, shërbimeve dhe kompanisë.
- Përcakton aksionin e nevojshëm për përmirësimin e imazhit, shitjeve dhe perceptimit publik.
- Projekton fushata reklamuese, promovuese, që kanë për qëllim shitje të planifikuar të shitjeve.
- Përpilon, redakton dhe formaton tekstet e broshurave, fletëpalosjeve, dosjeve promocionale, katalogëve e të tjera materiale marketing.
- Kujdeset për mbarëvajtjen e organizimit, zhvillimit të veprimtarive si panaire, konferenca, prezantime, seminare etj.
- Bën sitematikisht çdo muaj raportin mbi gjendjen e produkteve, rezultatet e shitjeve print dhe on line si dhe raporton mbi arsyet dhe shkaqet si dhe personat përgjegjes.
Kriteret që duhet të plotësohen:
Edukimi: Diplomë e arsimit të lartë në fushën e Marketingut dhe Menaxhimit të Biznesit.
Eksperiencë pune: Të ketë punuar jo më pak se 2 vjet në pozicione të njejta.
Aftësitë teknike:
- Eksperiencë pune në të gjitha aspektet e zhvillimit dhe mbajtjes së strategjive marketing.
- Eksperiencë të vërtetueshme, kërkime mbi shitjen/tendencat e klientëve dhe tregut.
- Njohuri në zhvillimin dhe funksionimin e rrjeteve sociale.
Aftësi të tjera:
- Të jetë komunikues, i aftë për të punuar në grup dhe konfidencial.
- Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhëve të huaja.Abissnet është kompania që nxit dhe ndihmon zhvillimin e karrierave!
Të interesuarit të aplikojnë në adresën: b.njerezore@abissnet.al
Tel: 044310656
Tel. : 044310656
Apliko