MENAXHER SHITJESH
Klienti yne eshte nje kompani mjaft e suksesshme qe operon prej 20 vjetesh ne tregun Shqiptar, e njohur per tregtimin dhe distribucionin ekskluziv te produkteve shume cilesore qe i sherbejne nje game te gjere industrish (B2B dhe B2C). Aktualisht kompania po kerkon te zgjeroje dhe forcoje aktivitetin e saj ne Kosove me nje Menaxher Shitjesh me eksperience. Pozicioni eshte ne Prishtine.
ROLI:
Pergjegjesia kryesore do te jete forcimi dhe zgjerimi i biznesit te klientit ne Kosove si dhe menaxhimi i ekipit te shitjeve ne dyqanin e Prishtines. Pjese e pergjegjesive do te jene edhe planifikimi, komunikimi dhe zbatimi i objektivave te kompanise, shitjes dhe shperndarjes.
I raporton direkt Drejtorit te Pergjithshem ne Shqiperi.
DETYRAT:
- Zhvillon, kultivon dhe mban marredhenie te forta me llogarite/ klientet kryesore, individuale dhe bleresit e medhenj.
- Me ane te njohjeve zbulon dhe zgjeron mundesite e biznesit ne te gjithe Kosoven
- Ngre dhe forcon pranine ne treg dhe punon rregullisht me partneret e distribucionit duke siguruar qe i jepet perparesi markave te kompanise
- Ne bashkepunim me Drejtuesit ne Shqiperi zhvillon dhe kryen takime biznesi, studime tregu, studime te cmimeve te konkurrences, dhe ben vleresimin e vazhdueshem te stafit ne varesi
- Punon dhe trajnon shitesit e kompanise dhe te distributoreve per prioritetet e kompanise dhe standardet e saj
- Raportim periodik (ditor, javor, mujor) per administrimin e punes, treguesit e tregut dhe shitjeve tek Drejtori i Pergjithshem.
- Diplome Universitare ne Administrim Biznes ose fusha te ngjashme
- 3 + vite pervoje pune e preferueshme ne shitje direkte (B2B)
- Njohje te mira te gjuhes Angleze; njohuri te gjuhes Italiane jane te preferueshme
- Njohuri te mira ne paketen MS Office
- Aftesi te provuara te menaxhimit te klienteve brenda zones se mbulimit
- Aftesi te shkelqyera komunikimi me artikulim shume te mire te folur e te shkruar; aftesi per te influencuar ne cdo nivel, per te fituar angazhimin e klientit dhe per te vepruar
- Aftesi per te deleguar ne menyre efektive, menaxhuar kohen dhe per te caktuar prioritetet
- Te jete shume i motivuar dhe i orientuar drejt rezultateve
- Aftesite teknike dhe pasioni per teknologjine dhe produktet inovative jane te preferueshme
European Trade Center - Tower A -13/3 Blv. Bajram Curri · Tirana 1001
www.dynamicspartners.al
AplikoWhatsApp