1. Default Tirane, ofrojme Kurse Kontabiliteti te mbajtura me dore dhe kompjuter(individuale ose maksimumi deri ne 2 persona)

    Kurse praktike të kontabilitetit financiar(Me dorë dhe me kompjutër).

    Studio jonë e kontabilitetit “sxdfinance”po bën më shumë se 10 vjet që organizon kurse profesionale praktike të kontabilitetit financiar. Ajo ka qënë dhe vazhdon të jetë shumë e suksesshme,këtë e tregon fakti i ritjes së vazhdueshme të pjesmarësve në këto kurse.

    Celësi i këtij suksesi qëndron në faktin se:.

    1.Kurset studio jonë i organizon individualisht,ose maksimumi deri në dy persona ,(nëqoftëse 2 praktikantë do ta gjejnë vetë njeri tjetrin).Duke qënë kurs invidual ju mund të bëni cdo lloj pyetje ,dhe ne ju sigurojmë se do të merni përgjigjen e duhur,duke qartësuar gjithcka.

    2.Në mënyrën e shpjegimit,korektësinë dhe aftësinë komunikuese,mënyrës bindëse në shpjegimin e “ekuacionit kontabël”.Zhvillimi i ketij kursi behet nga Kontabiliste me titull profesional "Kontabel i Miratuar", dhe me nje pervoje prej 35 vjet ne kete profesion.

    3.Ajo, që është më e vecanta tek ne , është fakti që mbajtja e kontabilitetit do të ndërtohet dy herë,njëherë në mënyrë manuale(mbajtja e kontabilitetit me dorë),dhe më pas të gjitha/dhe të njëjtat veprime do të kontabilizohen në sistemin kompjuterik “Financa 5.0”,dhe në këtë rast, ju vetë do të konstatoni që rezultati,kostoja,bilanci dhe të gjitha pasqyrat e tjera Financiare, do të rezultojnë(dhe duhet te rezultojne) njëlloj si në kontabilitin e mbajtur me dorë,ashtu edhe në kontabilitetin e mbajtur në kompjutër,duke mësuar në këtë mënyrë përdorimin e programit financiar jo në mënyrë mekanike,por me llogjikën e funksionimit të kontabilitetit,si dhe në këtë mënyrë,mbasi praktikanti do të kuptojë mirë kontabilitetin e mbajtur me dore dhe përdorimin e programit “Financa 5.0” ,ai/ajo do të jetë në gjëndje të përdorë cdo lloj programi tjetër Financiar Kompjuterik si “Alpha Platinum-Web”, “Bilanci”, e tj.sepse përderisa kontabiliteti është “një”,atëhere të gjitha programet duhet të të cojnë në të njëjtin rezultat,ndryshimet midis programeve janë thjesht “mekanike”,opsionale,ndryshim modulesh apo konfigurimesh.


    4.Ky kurs është llogaritur të kryhet brënda 20 seancave, cdo seance zgjat 1 orë e 30 min. ,pra gjithsej kursi përfundon brënda 30 orëve.pagesa kryhet me dy këste të barabarta ,në fillim të cdo 10 seancave.

    5.Paraprakisht,mund tu themi se tek ne,tarifat apo cmimet për orë janë pothuajse të barabarta me cmimet apo tarifat për orë në kurset e zhvilluar në grupe me shumë pjesmarës,megjithëse kursi tek ne zhvillohet individualisht ose maksimumi me 2 pjesmarës,dhe vetkuptohet që përfitimi është shumë herë më i madh.

    6.Ne kemi përfshirë,dhe shpjegojmë pothuajse cdo lloj transaksioni që ndodh në shoqëritë tregtare ,mënyren e mbajtjes së kontabilitetit dhe vecoritë që ekzistojnë midis shoqërive tregtare të ndërtimit,prodhimit,shërbimit,tregtimit ,farmaceutike e tj ,me qëllim që pas kursit, kursanti të jetë i aftë profesioanlisht të punojë në cdo firmë apo kompani që do të fillojë punë si kontabilist apo ekonomist finance.

    7.Ne nuk shpjegojmë me leksione te shkëputura,kjo do të ishte monotone dhe ju me siguri nuk do të kishit nevoje për këtë mënyrë shpjegimi.

    8.Ne kemi ndërtuar një ushtrim të plotë të një shoqerie tregtare, dhe ju vetë do të filloni punën fillimisht ne mbajtjen e kontabilitetit me dore dhe me pas në kompjuter nëpërmjet programit financiar “Financa 5 “duke filluar nga celja e nje ndermarje të re me nje kod ne emrin tuaj.Ju do të kini cdo lloj dokumentacioni mbi tavolinën e punës,faturat e blerjeve dhe shitjeve,praktikat e importeve dhe eksporteve,statement of the bank,mandat arkëtimet dhe mandat pagesat e arkës e shumë me tepër……

    9.Ne jemi munduar që ushtrimin tone të mos e rendojmë me tranzaksione monotone dhe të përsëritura,por me qëllim që ju të ndjeni kënaqësi gjatë kursit,jemi përpjekur që cdo orë apo cdo ditë ju të mësoni gjëra të reja,duke vënë theksin në tranzaksione, që pak a shumë janë më të vështira,dhe për të cilat ju do të kishit më shumë nevojë,
    Ushtrim i plotë kontabel ,si një vazhdimësi ngjarjesh ekonomike,bazuar mbi dokumentat bazë financiare me të cilat punohet realisht në një firmë apo kompani,është mënyra më e mirë për të kuptuar kontabilitetin .
    Plotësimet dhe transferimet elektronike të Librit të Shitjes,të Blerjes,tvsh-së dhe fdp-së së sig.shoq e tap—it ,Janë pjesë përbërëse e këtij trajnimi dhe përfshihen brënda këtyre orëve .

    10.Në fund të trajnimit ju do të merni me vehte të gjithë ushtrimin e zgjidhur në të dyja variantet si në atë të mbajtur me dorë edhe atë të mbajtur nëpërmjet programit kompjuterik, se bashku me dokumentacionin baze si dhe te gjitha pasqyrat financiare dhe te gjithë ditaret.Librin e madh e tj. duke patur kështu shëmbullin tuaj si një ndërmarje provë ,me të cilën mund të konsultoheni për nonjë rast që mund të haroni gjatë kalimit të kohës në firmë ku ju jini duke punuar,ose aty ku do të punoni .

    11.Jemi te Çertifikuar dhe LinÇesuar me nr.NIPTI:K81923013J



    Klikoni me poshte,lexoni dhe studjoni 5 tema dhe ushtrime Kontabiliteti te zgjidhura,per tu njohur paraprakisht me menyren tone te shpjegimit
    STUDIO KONTABILITETI

    E-mail :sxdfinance@gmail.com.
    Adresa: Rr.”Arkitekt Sinani”kryqëzimi i unazës me rrugen per porcelain”,
    prapa Triss(ish Rozafa)(te bryli). pallati i ri(4) ,kati i pare

    Tel: 069 297 0990 (ose)069 57 74 851
    [/size]


    kontaktoWhatsApp
      Raporto  

  • You may post new threads
  • You may post replies
  • You may post attachments
  • You may edit your posts
  •  
-->