Njoftim Punësimi


Agjent Shitjesh për rrethin e Fierit

Kompania United Albanian Breweries sh.p.k. me aktivitet në fushën e lëngjeve / pijeve dhe qendër në Tiranë po zgjeron aktivitetin e saj. Në mënyrë që t’i përgjigjemi më mirë kërkesave të tregut, kërkojmë të punësojmë agjentë shitjesh.


Detyrat kryesore / Kërkesat:

  • Promovon shitjet
  • Rregullon / Organizon pikat e shitjeve
  • Mban kontakte të vazhdueshme me klientët
  • Rregjistron të dhënat për porositë dhe shitjet


-Të jetë me vendbanim në Fier (kusht i domosdoshëm).
-Të ketë mbaruar shkollën e Mesme. Mbarimi i Universitetit është avantazh.
-Të ketë njohuri për programet Microsoft Office.
-Të ketë aftesi të mira komunikuese. Njohuritë mesatare të gjuhës angleze janë avantazh.
-Të ketë 2 vjet eksperience pune në ketë pozicion.


Nëse kualifikimet tuaja përputhen me këto kërkesa dhe ju dëshironi të punoni në një ambient dhe ekip pozitiv, me një pagë dhe benefit kompetitiv, ju ftojmë që të aplikoni.
Afati i fundit për aplikimet është data 14.01.2012.


Ju lutem dërgoni CV tuaj
në adresën e mëposhtme:
Rr: “Vangjel Çeço”, Kombinat, Tirana, Albania
Tel.: + + 355 4 2350 990 /1
Fax: ++ 355 4 2352 222
E-mail address: pmoci@uab.com.al


AplikoWhatsApp