Shoqeria "Univers Reklama" shpk, e cila operon ne tregun e reklamave "indoor & outdoor" per me shume se 10 vjet, kerkon te punesoje:

Specialist per Mardhenien me Publikun (PR)

sipas pershkrimit te meposhtem:

· Planifikon, zhvillon dhe vë në zbatim strategjitë për mardhënien me publikun;
· Koordinon dhe mban lidhjet me median, individë apo organizata të tjera, shpesh nëpërmjet e-mailit apo telefonit dhe rruget e zgjedhura prej tij;
· Ben kërkime, shkrime dhe shpërndarje te deklaratave për shtyp në mediat e parashikuara;
· Shkruan dhe redakton revistat, broshurat, katalogjet e brendshme, studimet, fjalimet, artikujt apo raportet vjetore;
· Përpilon dhe ndjek prodhimin e broshurave, fletushkave, videove promocionale, fotove, etj.
· Organizon evente, si: konferenca për shtyp, ekspozita, panaire, etj;
· Mirëmban dhe përditëson informacionin e faqes së interneit të shoqërisë;
· Kërkon dhe menaxhon mundësitë për sponsorizim apo pjesëmarrje;
· Bën studime tregu.

Kualifikimet Kryesore:
· Diplomë Universitare në degët: Shkenca Komunikimi, Media, Administrim biznesi, Marketing.
· Aftësi të shkëlqyera komunikuese (folur dhe shkruar) ;
· Vullnet, kompetencë, dhe dëshirë për të mësuar;
· Aftësi të shklëqyera në menaxhimin e kohës dhe organizim;
· Aftesi per te punuar nen tension;
· Krijues, me imagjinatë dhe iniciativë;
· Aftësi të spikatura per te punuar në grup;
  • I familjarizuar (aftesi familjarizimi) me industrine e reklamave dhe situatën aktuale të tregut.
Te interesuarit mund te aplikojne duke derguar CV-n ne adresen e-mailit:dajdinlli@universreklama.com, duke percaktuar pozicionin e punes per te cilin aplikoni. Vetem aplikantet e perzgjedhur do te kontaktohen per interviste.

Tel. : 047 800 200

Apliko