Shoqeria "Univers Reklama" shpk, e profilizuar ne prodhimin e reklamave "indoor & outdoor", kerkon te punesoje:

Agjent Shitje

sipas pershkrimit te meposhtem:

Qëllimi i këtij Pozicioni:
Përmbushjen e objektivave të shitjes së shoqërisë, nëpërmjet promovimit dhe përcjelljes së produkteve/shërbimeve të saj tek klienti, dhe përftimi i klientëve të rinj.

Përgjegjësitë / Përshkrimi i Vendit të Punës:
  • Kryen studime tregu dhe përfiton klientë të rinj;
  • Realizon shitje në përputhje me objektivat e përcaktuara;
  • Vendos dhe ndjekë mardhëniet me klientët;
  • Kryen parashikime dhe vleresime për shitjet në zonën e tij te tregut;
  • Kujdeset në reklamimin dhe promovimin e produkteve të shoqërisë;
  • U prezanton klientëve produktet dhe shërbimet e shoqërisë;
  • Përpilon raporte dhe plane pune periodik.
Kualifikimet Kryesore:
  • Arsimi i lartë;
  • Me përvojë në fushën e shitjeve, minimum 2 vjecare;
  • Aftësi shumë të mira komunikuese dhe negocuese;
  • I prirur ndaj kërkesave dhe nevojave të klientit;
  • Njohuri të mira të programeve kompjuterike;
  • I pajisur me patent të klasit B.
Te gjithe kandidatet e interesuar mund te aplikojne duke derguar CV-n e tyre me fotografi ne adresen e e-mailit: dajdinlli@universreklama.com. Vetem aplikantet qe permbushin kriteret e percaktuara do te kontaktohen per interviste.


Apliko