Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe
promovon krijimin e vendeve të reja të punës.


Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të
cilat ne operojmë.


Ne kërkojmë të punësojmë për Zyrat tona Qendrore një :

Asistente Manaxhimi

Përgjegjësitë tuaja kryesore:

· Organizimi i kalendarit të takimeve dhe mbledhjeve që kërkojnë pjesëmarrje të anëtareve të Drejtorisë Ekzekutive.
· Organizimi i takimit dhe vizitave të anëtarëve të manaxhimit në degë, rajone apo mbledhje e komitete të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit dhe lehtëson nevojat logjistike të udhëtimit.
· Organizon axhendën ditore të anëtarëve të drejtorisë ekzekutive.
· Merr pjesë dhe mban minuta të mbledhjeve dhe komiteteve të ndryshme në drejtori.
· Përgatit ftesa dhe ruan dokumentacionin e komunikimit të anëtarëve të drejtorisë me këshillin drejtues dhe aksionerët e bankës.
· Sigurimi i faciliteteve të nevojshëm nëpër këto takime (udhëtimi, qëndrimi, dokumenta shoqërues, etj)
· Pritëse e të gjithë telefonatave hyrëse në emër të anëtarëve të drejtorisë ekzekutive.
· Mirëpret vizitorët për takime me anëtarë të manaxhimit dhe kujdeset për nevojat logjistike të takimit.

Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:

· Diplomë universitare në Ekonomi / Juridik
· Eksperiencë e mëparshme
· Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze
· Njohuri te gjuhëve të tjera (e preferueshme).
· Njohuri shumë të mira kompjuterike.
· Aftësi të mira komunikuese,organizative dhe ndërpersonale.

Ne ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikiminduke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 18 qershor 2011 , në adresën e emailit: Burime_njerezore@procreditbank.com.al


Apliko