Grupi ProCredit përfshin 21 institucione financiare të cilat fokusohen në sigurimin e shërbimeve bankare për biznese shumë të vogla, të vogla dhe të mesme në ekonomitë në tranzicion dhe vendet në zhvillim. Për këto biznese ne përpiqemi të jemi "banka partnere", e cila ofron shërbime financiare transparente dhe gjithëpërfshirëse. Rritja e këtyre bizneseve kontribuon në zhvillimin ekonomik dhe
promovon krijimin e vendeve të reja të punës.


Përveç kësaj përpiqemi për të zhvilluar një kulturë kursimi midis individëve privatë dhe për të ofruar shërbime të përgjegjshme dhe transparente bankare për ata që jetojnë dhe punojnë në zonat në të
cilat ne operojmë.


Ne kërkojmë të punësojmë në Sektorin e Riskut të Kredisë në Zyrat Qendrore një:
Vlerësues Specialist i Kolateralit
Përgjegjësitë tuaja kryesore:

· Ndjek rregulloret në lidhje me detyrat e tij, duke siguruar përshtatjen e Bankës me zhvillimet dhe raporton tek eprorët
· Kontrollon Raportet e Vlerësimit të përgatitura nga Vlerësues të Jashtëm të cilat pranohen nga banka konform Politikës së Kolateralit dhe Procedurave të Brendshme të PCB Shqipëri
· •Kontrollon Raportet e Vlerësimit të përgatitura nga Vlerësuesit e Jashtëm për vlerën e kolateralit, e cila duhet të jetë në përputhje me vlerat reale
· Kontrollon Raportet e Vlerësimit të përgatitura nga Vlerësuesit e Jashtëm për tarifat e tyre, për të cilat duhet të kenë rënë dakord të dyja palët
· Rivlerëson kolateralin (hipotekë ose peng) dhe përgatit raportet e vlerësimit dhe opinionet në përputhje me udhëzimet/procedurat e brendshme, proceset dhe/ose rregulloret e jashtme. Këto rivlerësime duhen bërë sistematikisht nëpërmjet një plani të rënë dakord nga drejtuesit
· Monitoron procesin e vlerësimit të kolateralit dhe kryen vizita sipas rastit për vlerësimin e kolateralit të pranuar nga banka.
· Raporton mbi gjendjen e tregut për sa i përket hipotekave, pengjeve dhe vlerave dhe tarifave të tyre. Njofton palët e lidhura për cdo rast të luhatjeve të tregut ose ndonjë rast tjetër i cili konsiderohet i rëndësishëm për t’u raportuar.
· Përmbush detyrat e tjera të caktuara nga Eprorët.
Nëse ju identifikoheni me qëllimet dhe vlerat etike të kompanisë sonë, jeni kuriozë për vende dhe kultura të tjera, si dhe keni kualifikimet e mëposhtme:

· Diplomë universitare (preferohet në Inxhinieri Civile/ Arkitekturë/ Ekonomik).
· Të jetë i akredituar nga autoritetet përkatëse për vlerësimin e kolateralit.
· Minimalisht 2 vjet eksperiencë në vlerësimin e kolateralit.
· Aftësi të mira komunikuese dhe aftësi të punojë në grup.
· I/e organizuar, motivuar dhe i/e qëndrueshëm.
· Aftësi të mira teknike dhe analitike.
· Njohuri të mirë të gjuhës angleze.
· Patentë.
· Aftësi të udhëtojë.
Ne ju ofrojmë një punë interesante dhe sfiduese në një ambient dinamik, ndërkombëtar, i cili karakterizohet nga një kulturë e hapur komunikimi. Dokumentet tuaja të aplikimit duhet të tregojnë qartë arsyen se pse ju mendoni se jeni të përshtatshëm për pozicionin për të cilin po aplikoni. Këto duhet të përfshijnë formën tonë standarde të CV-së dhe një deklaratë në të cilën ju shpjegoni motivimin tuaj për aplikiminduke iu referuar faqes sonë ndërkombëtare www.procredit-holding.com dhe faqes së bankës sonë www.procreditbank.com.al.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga ana e Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe do të ftohen të marrin pjesë në një provë vlerësimi. Njohuri bazë në matematikë dhe kontabilitet, si dhe njohuri themelore të gjuhës angleze do të kontribuojnë pozitivisht në kërkesën tuaj.
Kërkesa juaj duhet të dërgohet brenda datës 15 qershor 2011 , në adresën e emailit: Burime_njerezore@procreditbank.com.al


Apliko